Electrolux EWS126510W Manual de usuario Pagina 18

  • Descarga
  • Añadir a mis manuales
  • Imprimir
  • Pagina
    / 28
  • Tabla de contenidos
  • MARCADORES
  • Valorado. / 5. Basado en revisión del cliente
Vista de pagina 17
E rëndësishme Mos përdorni tretës boje,
tretës ose produkte të ngjashme për të
pastruar mbulesën e pajisjes.
PASTRIMI I SIRTARIT TË
DETERGJENTIT
Sirtari i dhomëzës së detergjentit duhet të
pastrohet rregullisht.
Sirtari i pluhurit larës dhe i solucioneve
shtesë duhet të pastrohet rregullisht.
Nxirreni jashtë sirtarin duke shtypur
kapësen për poshtë dhe duke e tërhequr
atë jashtë.
Lajeni duke e lënë në ujë të rrjedhshëm nën
një rubinet, për të hequr çdo mbetje të
grumbulluar pluhuri larës.
Për të ndihmuar pastrimin, pjesa e sipërme
e dhomëzës së produkteve suplementare
duhet të hiqet. Pastroni të gjitha pjesët me
ujë.
Pastrojeni dhomëzën e sirtarit me një furçë.
KAZANI I LARJES
Në kazan mund të formohen grumbullime
ndryshku si pasojë e ndryshkjes së trupave
të huaj nga larja apo nga uji i rubinetit që
përmban hekur.
E rëndësishme Mos e pastroni kazanin
me agjentë zhgëlqerëzues acide, agjentë
gërryes që përmbajnë klor ose hekur apo
me lesh teli.
1. Hiqni çdo grumbullim ndryshku nga
kazani me një agjent pastrues të
posaçëm për inoks.
2. Kryeni një cikël larjeje pa tesha brenda,
për të pastruar mbetjet e mundshme të
agjentëve pastrues.
Programi: Programi i shkurtër i të
pambuktave në temperaturë maksimale
dhe shtoni afërsisht 1/4 e gotës matëse
me detergjent.
GUARNICIONI I DERËS
Kontrollojeni herë pas here guarnicionin e
derës dhe shmangni objekte të mundshëm
që mund të ngecin në pjesën e palosur të
tij.
POMPA E SHKARKIMIT
Kontrolloni rregullisht pompën e shkarkimit
dhe sigurohuni që të jetë e pastër.
Pastroni pompën rregullisht dhe/ose nëse:
Pajisja nuk e shkarkon ujin.
Kazani nuk rrotullohet.
Pajisja bën një zhurmë të pazakontë për
shkak të bllokimit të pompës së
shkarkimit.
18 electrolux
Vista de pagina 17
1 2 ... 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 ... 27 28

Comentarios a estos manuales

Sin comentarios