
Informacion për institutet testuese
Për çdo informacion të nevojshëm për kryerjen e testeve, dërgoni një email në
adresën:
Shkruani numrin e produktit (PNC) që ndodhet te etiketa e specifikimeve.
5. OPSIONET
Aktivizoni ose çaktivizoni opsionet
përpara fillimit të një programi.
Nuk mund t'i aktivizoni ose t'i
çaktivizoni opsionet gjatë
funksionimit të një programi.
Në janë cilësuar një ose më
shumë opsione, sigurohuni që
treguesit përkatës të jenë të
ndezur përpara se të filloj
programi.
5.1 MyFavourite
Me këtë opsion mund të caktoni dhe të
ruani programin që përdorni më shpesh.
Ju mund të ruani vetëm 1
program çdo herë. Një cilësim i ri
anulon të mëparshmin.
Ruajtja e një programi
1. Caktoni programin që dëshironi të
ruani. Ju mund të caktoni gjithashtu
opsionet e disponueshme së bashku
me programin. Nuk mund të ruhet
opsioni Delay.
2.
Shtypni dhe mbani shtypur
MyFavourite derisa të ndizet treguesi
përkatës me dritë të qëndrueshme.
Si të vendosni programin MyFavourite
1. Shtypni MyFavourite. Ndizen
treguesit që lidhen me programin dhe
opsionet e MyFavourite.
• Ekrani shfaq numrin dhe
kohëzgjatjen e programit.
5.2 Multitab
Aktivizojeni këtë opsion kur përdorni
tableta të kombinuara detergjentesh.
Ky opsion çaktivizon përdorimin e
shpëlarësit dhe të kripës. Treguesit
përkatës të tyre qëndrojnë të fikur.
Kohëzgjatja e programit mund të rritet.
Aktivizimi i opsionit Multitab
1.
Prekni Multitab, treguesi përkatës
ndizet.
Nëse ndaloni përdorimin e tabletave
detergjente të kombinuara, përpara
se të filloni përdorimin veçmas të
detergjentit, lëndës shpëlarëse dhe
kripës së enëlarëses, ndiqni këto
hapa:
1. Vendosni zbutësin e ujit në nivelin më
të lartë.
2.
Sigurohuni që kutia e kripës dhe kutia
e shpëlarësit të jenë plot.
3. Nisni programin më të shkurtër me një
fazë shpëlarjeje, pa detergjent dhe pa
enë.
4. Rregullojeni zbutësin e ujit sipas
fortësisë së ujit në zonën tuaj.
5. Rregulloni sasinë e lëshimit të
shpëlarësit.
5.3 EnergySaver
Ky opsion ul temperaturën në fazën e
shpëlarjes së fundit.
Përdorimi i këtij opsioni ul konsumin e
energjisë (deri në 25%) dhe kohëzgjatjen e
programit.
Enët mund të jenë të lagura në fund të
programit.
Aktivizimi i opsionit EnergySaver
1. Shtypni EnergySaver. Treguesi
përkatës ndizet. Ju mund të shihni në
ekran përditësimin e kohëzgjatjes së
programit.
• Nëse opsioni nuk aplikohet për këtë
program, treguesi përkatës pulson
shpejt 3 herë dhe më pas fiket.
5.4 Sinjalet akustike
Sinjalet akustike fillojnë të tingëllojnë kur
pajisja ka një keqfunksionim ose kur
8
www.electrolux.com
Comentarios a estos manuales