Electrolux ESL47700R Manual de usuario Pagina 6

  • Descarga
  • Añadir a mis manuales
  • Imprimir
  • Pagina
    / 20
  • Tabla de contenidos
  • MARCADORES
  • Valorado. / 5. Basado en revisión del cliente
Vista de pagina 5
1 Butoni On/off (ndezje/fikje)
2 Ekrani
3 Butoni i vonimit të nisjes
4 Butoni i programit (poshtë)
5 Butoni i programit (lart)
6 Butoni Extra-Hygiene
7 Butoni i funksionit të shumëfishtë
8 Butoni Reset
9 Treguesit
Treguesit
Treguesi i kripës. Ndizet kur duhet mbushur mbajtësja e kripës.
1)
Edhe pasi të keni mbushur mbajtësen, treguesi i kripës mund mbetet e ndezur
për disa orë. Kjo nuk ndikon negativisht në procesin e punës së pajisjes.
Treguesi i shpëlarësit. Ndizet kur është nevoja të mbushet shpërndarësi i
shpëlarësit.
1)
Treguesi i përfundimit. Ndizet kur programi i larjes ka përfunduar.
1) Kur mbajtësja e kripës dhe/ose shpërndarësi i shpëlarësit janë bosh, treguesit përkatës nuk do të ndizen gjatë
procesit të programit të larjes.
Butoni On/off (ndezje/fikje)
Shtypeni këtë buton për të aktivizuar ose
çaktivizuar funksionin e shumëfishtë.
Dhjetë minuta pas përfundimit të programit
të larjes, funksioni Auto Off e çaktivizon
automatikisht pajisjen. Kjo ndihmon për të
kursyer energji.
Ekrani
Në ekran shfaqet:
Përshtatjen elektronike të nivelit të
zbutësit të ujit
Aktivizimi dhe çaktivizimi i folesë së
shpëlarësit (vetëm me funksionin e
shumëfishtë të aktivizuar)
Numri i programit të larjes
Koha e mbetur deri në përfundim të
programit të larjes
Përfundimin e një programi larjeje (në
ekran do të shfaqet një zero)
Koha e fillimin të shtyrjes së programit
Kodet e alarmit
Aktivizimi dhe çaktivizimi i sinjaleve
akustike.
Butoni i përzgjedhjes së programit
Shtypni një nga këta butonat vazhdimisht
për të vendosur një program larjeje. Sa herë
që shtypni një buton, ekrani tregon një
numër që lidhet me një program larjeje.
Referojuni kapitullit 'Programet e larjes'.
Butoni Extra-Hygiene
Ky funksion jep rezultate më të mira për
higjienën. Gjatë fazës së shpëlarjes,
temperatura qëndron në 70 °C për 10 deri
14 minuta.
Shtypni këtë buton për ta aktivizuar këtë
funksion. Treguesi përkatës ndizet.
Butoni i funksionit të shumëfishtë
Shtypeni këtë buton për të aktivizuar ose
çaktivizuar funksionin e shumëfishtë.
Referojuni kapitullit "Funksioni i
shumëfishtë".
Butoni Reset
Shtypni këtë buton për të anuluar një
program larjeje në proces e sipër
Modaliteti i përzgjedhjes
Pajisja duhet të jetë në modalitetin e
përzgjedhjes për këto procese:
Për të vendosur dhe nisur një program
larjeje.
Për të vendosur dhe nisur shtyrjen e një
programi.
Për të përshtatur në mënyrë elektronike
nivelin e zbutësit të ujit.
Për të aktivizuar ose çaktivizuar
shpërndarësin e shpëlarësit (vetëm kur
funksioni i shumëfishtë është i ndezur).
Për të çaktivizuar ose aktivizuar sinjalet
akustike.
6 electrolux
Vista de pagina 5
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 ... 19 20

Comentarios a estos manuales

Sin comentarios