Electrolux EW8F148B Manual de usuario Pagina 29

  • Descarga
  • Añadir a mis manuales
  • Imprimir
  • Pagina
    / 44
  • Tabla de contenidos
  • MARCADORES
  • Valorado. / 5. Basado en revisión del cliente
Vista de pagina 28
në sistemin tuaj hidraulik. Referojuni
paragrafit "Fortësia e ujit".
11.5 Fortësia e ujit
Nëse fortësia e ujit në zonën tuaj është e
lartë ose mesatare, rekomandojmë që të
përdorni zbutës uji për lavatriçe. Në
zonat ku uji është i butë nuk nevojitet
përdorimi i zbutësit të ujit.
Kontaktoni me autoritetet lokale të
ujësjellësit për të mësuar fortësinë e ujit.
Përdorni sasinë e duhur të zbutësit të
ujit. Zbatoni udhëzimet që gjeni tek
ambalazhi i produktit.
12. KUJDESI DHE PASTRIMI
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për
sigurinë.
12.1 Pastrimi i jashtëm
Pastrojeni pajisjen vetëm me ujë të
ngrohtë dhe sapun të butë. Thajini
plotësisht të gjitha sipërfaqet.
KUJDES!
Mos përdorni alkool, tretës
boje ose produkte kimike.
KUJDES!
Mos pastroni sipërfaqet
metalike me detergjent me
bazë klori.
12.2 Heqja e çmërsit
Nëse fortësia e ujit në zonën
tuaj është e lartë ose
mesatare, rekomandojmë që
të përdorni produkt zbutjeje
uji për lavatriçe.
Kontrollojeni kazanin rregullisht për të
kontrolluar për çmërs.
Detergjentet standarde përmbajnë
agjentë për zbutjen e ujit, por
rekomandojmë që herë pas here të vini
në punë një cikël me kazan bosh dhe një
produkt kundër çmërsit.
Zbatoni gjithmonë udhëzimet
që gjeni tek ambalazhi i
produktit.
12.3 Larja e mirëmbajtjes
Përdorimi i përsëritur dhe i zgjatur i
programeve me temperaturë të ulët
mund të shkaktojë depozitime të
detergjenteve, mbetje pushi, rritje të
baktereve brenda kazanit. Kjo mund të
krijojë aroma të këqija dhe myk. Për të
eliminuar depozitimet dhe për të pastruar
pjesën e brendshme të pajisjes, aplikoni
një larje mirëmbajtjeje rregullisht (të
paktën një herë në muaj).
Referojuni kapitullit "Pastrimi
i kazanit".
12.4 Guarnicioni i derës me
filtër me buzë të dyfishtë
Kjo pajisje është projektuar me një
sistem vetëpastrues me shkarkim, që
lejon që fibrat e lehta të pushit që bien
nga rrobat të shkarkohen jashtë bashkë
me ujin, në mënyrë të tillë që të mos jetë
nevoja që klienti të hyjë në këtë zonë
rregullisht për mirëmbajtje dhe pastrim.
Kontrolloni rregullisht guarnicionin dhe
hiqni të gjitha objektet nga pjesa e
brendshme. Monedhat, butonat, objektet
e tjera të vogla që harrohen në xhepat e
rrobave, depozitohen gjatë ciklit të larjes
në një filtër special me buzë të dyfishta
në guarnicionin e derës, ku mund të
merren më pas në fund të ciklit.
SHQIP 29
Vista de pagina 28
1 2 ... 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 ... 43 44

Comentarios a estos manuales

Sin comentarios