Electrolux EW8F248B Manual de usuario Pagina 14

  • Descarga
  • Añadir a mis manuales
  • Imprimir
  • Pagina
    / 44
  • Tabla de contenidos
  • MARCADORES
  • Valorado. / 5. Basado en revisión del cliente
Vista de pagina 13
ndezur gjatë cikleve të mëvonshme
derisa ky opsion të çaktivizohet.
6.9 Avull plus
Ky program shton një fazë avulli të
ndjekur nga një fazë e shkurtër kundër
rrudhave në fund të programit të larjes.
Faza e avullit redukton rrudhat e rrobave
dhe lehtëson hekurosjen e tyre.
Treguesi korrespondues mbi butonin me
prekje ndizet.
Treguesi qëndron i ndezur gjatë
fazës së avullit.
Ky opsion mund të rrisë pak
kohëzgjatjen e programit.
Kur ndalon programi ekrani tregon
, treguesi fiket dhe treguesi
qëndron i ndezur. Kazan kryen lëvizje të
buta për rreth 30 minuta për të ruajtur
efektet e avullit. Duke prekur një buton,
ndalojnë lëvizjet kundër rrudhave dhe
dera shkyçet.
Një ngarkesë e vogël
rrobash ndihmon që të
arrihen rezultate më të mira.
6.10 Pa zhurmë
Prekeni këtë buton për të aktivizuar/
çaktivizuar opsionin Pa zhurmë .
Të gjitha fazat e centrifugimit të
ndërmjetme dhe përfundimtare anulohen
dhe programi përfundon me ujë në
kazan. Kjo ndihmon për të reduktuar
rrudhosjen.
Ekrani shfaq treguesin . Dera qëndron
e bllokuar. Kazani rrotullohet rregullisht
për të reduktuar rrudhosjen. Për të
zhbllokuar derën duhet të shkarkoni ujin.
Duke qenë se programi është shumë i
heshtur, është i përshtatshëm për t'u
përdorur gjatë natës kur disponohen
edhe tarifa më të lira për energjinë
elektrike. Në disa programe, shpëlarjet
kryhen me më shumë ujë.
Nëse prekni butonin Start/Pause
,
pajisja kryen vetëm fazën e shkarkimit.
Pajisja e zbraz ujin
automatikisht pas afro 18
orësh.
6.11 Vonesë në nisje
Me këtë opsion mund ta shtyni fillimin e
programit deri në një kohë më të të
volitshme.
Prekni në mënyrë të përsëritur butonin
për të vendosur shtyrjen e kërkuar. Koha
rritet me hapa prej 1 ore deri në 20
orësh.
Pas prekjes së butonit Start/Pause ,
ekrani shfaq treguesin dhe pajisja
fillon numërimin mbrapsht dhe dera
kyçet.
6.12 Time Manager
Me këtë opsion mund të reduktoni
kohëzgjatjen e programit në varësi të
madhësisë së ngarkesës dhe nivelit të
ndotjes.
Kur vendosni një program larjeje, ekrani
tregon kohëzgjatjen e parazgjedhur dhe
vijëza.
Prekni butonin Time Manager
për të
reduktuar kohëzgjatjen e programit sipas
nevojave tuaja. Ekrani shfaq
kohëzgjatjen e re të programit dhe një
numër vijëzash do të ulen përkatësisht:
e përshtatshme për një ngarkesë të
plotë me rroba me ndotje normale.
një cikël i shpejtë për një ngarkesë
të plotë me rroba me ndotje të vogël.
cikël shumë i shpejtë për ngarkesë
me ndotje shumë të vogël
(rekomandohet maks. një gjysmë
ngarkese).
cikli më i shkurtër për të freskuar
një sasi të vogël rrobash.
Opsioni Rregulluesi i kohës është i
disponueshëm vetëm me programet në
tabelë.
www.electrolux.com14
Vista de pagina 13
1 2 ... 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 ... 43 44

Comentarios a estos manuales

Sin comentarios