
6. KUJDESI DHE PASTRIMI
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për
sigurinë.
6.1 Pastrimi i pjesës së
brendshme të pajisjes
Përpara së të përdorni pajisjen për herë
të parë, pastroni pjesën e saj të
brendshme dhe gjithë aksesorët e
brendshëm me ujë të vakët dhe pak
sapun natyral për të hequr erën tipike të
një produkti të ri, e më pas thajeni
tërësisht.
KUJDES!
Mos përdorni detergjent,
pluhura gërryes, klor apo
pastrues me bazë vaji, pasi
këto mund të dëmtojnë
sipërfaqet e lëmuara.
6.2 Pastrimi periodik
KUJDES!
Shkëputeni pajisjen nga
energjia elektrike përpara se
të kryeni ndonjë veprim
mirëmbajtjeje.
Mos përdorni detergjente,
produkte gërryese, produkte
pastrues me shumë parfum
ose pastrues me përmbajtje
dylli për të pastruar pjesën e
brendshme të pajisjes.
Kujdesuni që të mos
dëmtoni sistemin ftohës.
Nuk është nevoja të pastroni
zonën e kompresorit.
1. Fikni pajisjen.
2. Pastroni rregullisht pajisjen dhe
aksesorët e saj me ujë të ngrohtë
dhe sapun neutral.
Pastroni me kujdes guarnicionin e
kapakut.
3. Thajeni plotësisht pajisjen.
4. Futeni spinën në prizën elektrike.
5. Ndizni pajisjen.
6.3 Shkrirja e ngrirësit
KUJDES!
Mos përdorni kurrë mjete të
mprehta metalike për të
gërryer akullin pasi mund të
dëmtoni pajisjen. Mos
përdorni pajisje mekanike
apo mjete artificiale për të
përshpejtuar procesin e
shkrirjes, përveç atyre të
rekomanduara nga
prodhuesi. Rritja e
temperaturës së pakove të
ushqimit të ngrirë gjatë
shkrirjes mund të shkurtojë
jetëgjatësinë e ruajtjes së
ushqimit.
Shkrini ngrirësin kur shtresa e brymës të
arrijë një trashësi prej 10-15 mm.
Sasia e brymës në muret e pajisjes do të
shtohet nëse ambienti i jashtëm ka nivel
të lartë lagështire dhe nëse ushqimi i
ngrirë nuk është mbështjellë mirë.
Koha më e mirë për të shkrirë ngrirësin
është kur brenda tij nuk ka ose ka pak
ushqime.
1. Fikni pajisjen.
2. Hiqni të gjitha ushqimet nga pajisja,
paketojini me disa shtresa gazete
dhe vendosini në një vend të freskët.
3. Lëreni kapakun hapur, hiqni tapën
nga tubi i kullimit të ujit të shkrirë dhe
mblidheni të gjithë ujin e shkrirë në
një enë.
4. Kur procesi i shkrirjes të ketë
përfunduar, thani mirë pjesën e
brendshme të pajisjes dhe rivendosni
tapën.
5. Ndizni pajisjen.
6. Vendoseni rregullatorin e
temperaturës në pozicionin e
ftohtësisë maksimale dhe lëreni
pajisjen të punojë për dy ose tre orë
me këtë cilësim.
7. Rifutni në ndarjet e pajisjes ushqimet
që hoqët më parë.
SHQIP 9
Comentarios a estos manuales