Electrolux EC3201AOW Manual de usuario Pagina 7

  • Descarga
  • Añadir a mis manuales
  • Imprimir
  • Pagina
    / 32
  • Tabla de contenidos
  • MARCADORES
  • Valorado. / 5. Basado en revisión del cliente
Vista de pagina 6
Frigoriferët banak mund të
vendosen në -15°C, por
përdoruesi duhet të ketë
kujdes për cilësimin e
termostatit nëse pajisja ka
termostat mekanik:
Kur temperatura e
dhomës është më e ulët
se -10°C, konsumatori
duhet ta vendosë
termostatin në cilësimin
numër 4 për të arritur
temperaturë të mirë
ruajtjeje në frigoriferin
banak (më pak ose të
barabartë me -18°C).
Nëse cilësimi i termostatit
është në numrin 1 dhe
temperatura e ambientit
është -15°C, kompresori
nuk do të ndizet nga
termostati prandaj
ushqimet e ngrira do të
ngrohen në temperaturën
e ambientit (në këtë rast
-15°C).
3.5 Alarmi ndaj temperaturës së
lartë
Rritja e temperaturës në ngrirës (për
shembull për shkak të ndërprerjes së
energjisë elektrike) tregohet nëpërmjet
ndezjes së dritës së alarmit dhe
tingëllimit të sinjalizuesit.
Sinjalizuesi mund të fiket duke shtypur
çelësin e rivendosjes së alarmit.
Gjatë fazës së alarmit, mos futni ushqime
në ngrirës.
Pasi të jenë rregulluar sërish kushtet,
drita e Alarmit do të fiket automatikisht.
3.6 Funksioni ActionFreeze
Funksioni ActionFreeze shpejton ngrirjen
e ushqimeve të freskëta dhe
njëkohësisht i mbron nga ngrohja e
padëshiruar ushqimet e ruajtura tashmë.
Aktivizoni funksionin ActionFreeze të
paktën 24 orë përpara se të vendosni
ushqimin për t'u ngrirë në pjesën e
ngrirjes.
Për të aktivizuar funksionin
ActionFreeze, shtypni çelësin
ActionFreeze.
DritaActionFreeze do të ndizet.
Ky funksion ndalon automatikisht pas 52
orësh.
Është e mundur të çaktivizoni funksionin
në çdo kohë duke shtypur butonin
ActionFreeze. Do të fiket drita
ActionFreeze.
4. PËRDORIMI I PËRDITSHËM
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për
sigurinë.
4.1 Ngrirja e ushqimit të freskët
Ndarja e ngrirësit është e përshtatshme
për ngrirjen e ushqimeve të freskëta dhe
ruajtjen e ushqimeve të ngrira dhe
shumë të ngrira për një kohë të gjatë.
Për të ngrirë ushqim të freskët aktivizoni
funksionin ActionFreeze (referojuni
"Funksioni ActionFreeze").
Sasia maksimale e ushqimit që mund të
ngrijë për 24 orë, jepet në pllakën e
specifikimeve (referojuni "Të dhënat
teknike").
Procesi i ngrirjes zgjat 24 orë: gjatë kësaj
periudhe mos shtoni ushqime të tjera për
t’u ngrirë.
4.2 Ruajtja e ushqimeve të
ngrira
Kur e përdorni për herë të parë ose pas
një periudhe jashtë përdorimit, përpara
se të futni produkte në ndarje, lëreni
pajisjen të punojë për të paktën 2 orë në
cilësimet më të larta.
SHQIP 7
Vista de pagina 6
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 ... 31 32

Comentarios a estos manuales

Sin comentarios