
pllakën e specifikimeve që ndodhet në të
djathtë të pjesës së jashtme të pajisjes.
8.3 Ndërrimi i llambës
PARALAJMËRIM!
Mos e hiqni kapakun e
llambës në kohën kur bëni
ndërrimin. Mos e vini
ngrirësin në punë nëse
kapaku i llambës është i
dëmtuar apo nuk është i
pranishëm.
1. Hiqni spinën nga priza elektrike.
2. Zëvendësojeni llambën e përdorur
me një tjetër të së njëjtës fuqi dhe të
projektuar enkas për pajisjet
elektroshtëpiake (fuqia maksimale
tregohet në mbështjellën e llambës).
3. Futeni spinën në prizën elektrike.
4. Hapni kapakun. Sigurohuni që llamba
ndizet.
9. INSTALIMI
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për
sigurinë.
9.1 Pozicionimi
KUJDES!
Nëse po hidhni një pajisje të
vjetër që ka një kyç apo
kapëse mbi kapak, duhet të
siguroheni që ky mekanizëm
të jetë bërë i papërdorshëm,
për të shmangur rrezikun e
bllokimit të fëmijëve brenda
pajisjes.
Pajisja mund të instalohet në ambient të
brendshëm të thatë dhe të ajrosur mirë,
ku temperatura e ambientit përputhet me
kategorinë klimatike që tregohet në
pllakën e specifikimeve të pajisjes:
Kategor
ia
klimatik
e
Temperatura e ambientit
SN +10°C deri +32°C
N +16°C deri +32°C
ST +16°C deri +38°C
T +16°C deri +43°C
Kur përdoret jashtë këtij
diapazoni, te disa lloje
modelesh mund të ndodhin
disa probleme funksionale.
Funksionimi i saktë mund të
garantohet vetëm brenda
diapazonit të specifikuar të
temperaturës. Nëse keni
dyshime rreth vendit të
instalimit të pajisjes,
kontaktoni me shitësin,
shërbimin për klientin ose
qendrën më të afërt të
shërbimit
Pas instalimit, spina duhet të
jetë afër pajisjes.
9.2 Lidhja elektrike
• Përpara se ta futni pajisjen në prizë,
sigurohuni që tensioni dhe frekuenca
që tregohet në tabelën e vlerave
përputhet me të dhënat e rrymës së
shtëpisë tuaj.
• Pajisja duhet tokëzuar. Spina e
kabllos së ushqimit është e pajisur me
një kontakt, pikërisht për këtë qëllim.
Nëse spina e ushqimit të shtëpisë nuk
është e tokëzuar, lidheni pajisjen në
një prizë të veçuar të tokëzuar në
përputhje me rregullat në fuqi, duke u
këshilluar me një elektricist.
www.electrolux.com12
Comentarios a estos manuales