
2. Hiqni çdo ushqim nga brenda, paketojini
me disa shtresa gazete dhe vendosini në
një vend të freskët.
3. Lëreni kapakun hapur, hiqni tapën nga
tubi i kullimit të ujit të shkrirë dhe
mblidheni ujin e shkrirë në një kovë.
Përdorni një kruajtëse për të hequr shpejt
akullin.
4. Kur procesi i shkrirjes ka përfunduar,
thani pjesët e brendshme të pajisjes
tërësisht dhe rivendoseni tapën.
5. Ndizni pajisjen.
6. Vendoseni çelësin e temperaturës në
pozicion të tillë që të përftoni ftohtësinë
maksimale dhe lëreni pajisjen të punojë
për dy ose tre orë me këtë përzgjedhje.
7. Rivendosni në pajisje ushqimet që hoqët
më parë.
E rëndësishme Mos përdorni kurrë mjete të
mprehta metalike për të kruar akullin pasi
mund të dëmtoni pajisjen. Mos përdorni
asnjë pajisje mekanike apo mjete artificiale
për të përshpejtuar procesin e shkrirje, veç
atyre të rekomanduara nga prodhuesi.
Ngritja e temperaturës së pakove të ushqimit
të ngrirë, gjatë shkrirjes, mund t'i shkurtojë
jetën ruajtjes së ushqimit.
Kohë të gjata mos-përdorimi
Kur pajisja nuk përdoret për periudha të
gjata, merrni masat paraprake të
mëposhtme:
1. Fikni pajisjen.
2. Shkëputeni pajisjen nga priza.
3. Nxirrini të gjithë ushqimet nga pajisja.
4. Shkrini dhe pastroni pajisjen dhe gjithë
aksesorët e saj.
5. Lëreni kapakun hapur për të parandaluar
erërat e pakëndshme.
E rëndësishme Nëse pajisjen do ta mbani
të ndezur, kërkojini dikujt të kontrollojë herë
pas herë për të shmangur prishjen e ushqimit
brenda, në rast të luhatjeve elektrike.
Si të veprojmë nëse…
Kujdes Përpara se të kryeni veprime për
mirëmbajtjen e pajisjes, hiqeni atë nga
priza.
Vetëm elektricistët e kualifikuar ose
personat kompetentë duhet të merren
me rregullimet apo defektet që nuk janë
në këtë manual.
E rëndësishme Gjatë përdorimin normal
dëgjohen disa tinguj (nga kompresori,
qarkullimi i lëndës ftohëse).
Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja
Pajisja bën zhurmë. Pajisja nuk është mbështetur mirë
në dysheme.
Kontrolloni nëse pajisja qëndron pa
lëvizur (të katër këmbët e saj duhet
të kenë prekur tokën).
Kompresori punon pa
ndërprerje.
Temperatura nuk është vendosur
siç duhet.
Vendosni një temperaturë më të
lartë.
Dera është hapur shumë shpesh. Mos e mbani kapakun hapur më
shumë se ç'duhet.
Kapaku nuk është mbyllur mirë. Kontrolloni nëse kapaku është
mbyllur mirë dhe që rondelet janë
të padëmtuara dhe të pastra.
Sasi të mëdha ushqimi janë futur
brenda njëkohësisht për t'u
ftohur.
Prisni disa orë dhe më pas
kontrollojeni temperaturën sërish.
Ushqimi i vendosur në pajisje ka
qenë shumë i ngrohtë.
Lëreni ushqimin të ftohet deri në
temperaturën e dhomës përpara
se ta fusni në pajisje.
electrolux 57
Comentarios a estos manuales