Electrolux EEC2400EOX Manual de usuario Pagina 23

  • Descarga
  • Añadir a mis manuales
  • Imprimir
  • Pagina
    / 64
  • Tabla de contenidos
  • MARCADORES
  • Valorado. / 5. Basado en revisión del cliente
Vista de pagina 22
Për të pastruar sipërfaqet metalike,
përdorni agjent pastrimi për këto
sipërfaqe.
Pastrojeni furrën nga brenda pas çdo
përdorimi. Grumbullimi i yndyrës ose
mbetjeve të ushqimeve të tjera mund të
shkaktojë zjarr. Rreziku është më i lartë
për tavën e skarës.
Pastrojini të gjithë aksesorët pas çdo
përdorimi dhe lërini të thahen. Përdorni
një leckë të butë me ujë të ngrohtë dhe
agjent pastrues. Mos i pastroni aksesorët
në enëlarëse.
Ndotjet e forta pastrojini me një pastrues
të posaçëm për furrat.
Nëse keni aksesorë që nuk ngjisin, mos i
pastroni duke përdorur lëndë agresive,
sende me cepa të mprehta ose në
enëlarëse. Kjo mund t'i shkaktojë
dëmtime veshjes së pajisjes.
Në furrë ose në panelet e dyerve prej
xhami mund të kondensohet lagështi.
Për të ulur kondensimin, përdoreni furrën
bosh për 10 minuta para gatimit.Fshini
lagështinë nga pjesa e brendshme pas
çdo përdorimi.
11.2 Furrat prej inoksi ose
alumini
Pastrojeni derën e furrës vetëm me leckë
ose sfungjer të lagur. Thajeni me leckë të
butë.
Mos përdorni tel krues, acide ose
materiale gërryese, pasi ato mund të
dëmtojnë sipërfaqen e furrës. Pastroni
panelin e kontrollit të furrës duke marrë
të njëjtat masa paraprake.
11.3 Piroliza
KUJDES!
Hiqni të gjithë aksesorët.
Mos e filloni pirolizën nëse
nuk e keni mbyllur plotësisht
derën e furrës. Në disa
modele, ekrani tregon "C3"
kur ndodh ky defekt.
PARALAJMËRIM!
Pajisja nxehet shumë. Ka
rrezik djegie.
KUJDES!
Nëse ka pajisje të tjera të
instaluara në të njëjtën
mobilie, mos i përdorni
njëkohësisht me funksionin
Piroliza. Mund të dëmtohet
pajisja.
1. Hiqni pjesën më të madhe të
papastërtive me dorë.
2. Pastroni pjesën e brendshme të
derës me ujë të nxehtë në mënyrë që
ajri i nxehtë të mos djegë mbetjet.
3. Vendosni funksionin e pirolizës.
Referojuni "Funksionet e furrës".
pulson.
4. Për të shtyrë procedurën e pastrimit,
mund të përdorni funksionin
Përfundimi.
5. Shtypni ose rrotulloni çelësin e
temperaturës në drejtim të akrepave
të orës për të nisur procedurën e
pastrimit.
Kohëzgjatja e procedurës: 2 orë.
Gjatë pirolizës, llamba e furrës
qëndron e fikur.
Kur furra arrin temperaturën e
paravendosur, dera kyçet. Ekrani tregon
simbolin dhe vijat e treguesit të
nxehjes derisa dera të zhbllokohet.
11.4 Kujtuesi i pastrimit
Për t'ju kujtuar se nevojitet piroliza,
pulson PYR në ekran për 10 sekonda
pas çdo aktivizimi dhe çaktivizimi të
furrës.
Kujtuesi i pastrimit fiket:
pas përfundimit të
pirolizës.
Nëse shtypni dhe
njëkohësisht ndërkohë që
PYR pulson në ekran.
11.5 Heqja dhe instalimi i derës
Dera e furrës ka katër panele prej xhami.
Mund ta hiqni derën e furrës dhe panelet
SHQIP 23
Vista de pagina 22
1 2 ... 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 ... 63 64

Comentarios a estos manuales

Sin comentarios