
KUJDES!
Sigurohuni që fundet e
tenxhereve të mos
qëndrojnë mbi çelësin e
kontrollit, ndryshe flaka nxeh
çelësin e kontrollit.
KUJDES!
Sigurohuni që dorezat e
tenxhereve të mos
qëndrojnë mbi pjesën e
përparme të sipërfaqes së
vatrës.
KUJDES!
Sigurohuni që tenxheret të
jenë vendosur në qendër
mbi vatër, për të përfituar
stabilitet maksimal dhe
konsumin më të ulët të gazit.
KUJDES!
Lëngjet e derdhura gjatë
gatimit mund të shkaktojnë
thyerjen e xhamit.
5.2 Diametrat e enëve të
gatimit
Përdorni enë gatimi, diametri
i të cilave korrespondon me
përmasat e vatrave.
Vatra Diametri i
enës së gati‐
mit (mm)
Rapid (E shpejtë) 160 - 260
Gjysmë e shpejtë 120 - 220
Ndihmëse 80 - 160
6. KUJDESI DHE PASTRIMI
PARALAJMËRIM!
Drejtojuni kapitujve për
sigurinë.
6.1 Informacione të
përgjithshme
• Pastroni vatrën pas çdo përdorimi.
• Përdorni gjithmonë enë me bazament
të pastër.
• Gërvishtjet ose njollat e errëta mbi
sipërfaqe nuk ndikojnë në
funksionimin e vatrës.
• Përdorni një pastrues të veçantë që
mund të përdoret për sipërfaqen e
vatrës.
• Përdorni kruajtëse të posaçme për
xhamin.
PARALAJMËRIM!
Mos përdorni thikë, kruajtëse
ose instrumente të ngjashme
për të pastruar sipërfaqen e
xhamit ose vendet midis
buzëve të vatrave dhe
skeletit (nëse ka).
• Lani pjesët prej inoksi me ujë dhe
pastaj thajini me një leckë të butë.
6.2 Skarat mbështetëse të
tenxhereve
Skarat e enëve nuk janë
rezistente ndaj larjes në
enëlarëse. Ato duhet të
lahen me dorë.
1. Për ta pastruar më mirë vatrën, hiqni
skarat mbështetëse të tenxhereve.
Tregoni shumë kujdes
kur t'i rivendosni skarat
mbështetëse, për të mos
e dëmtuar rrafshin e
gatimit.
2. Veshja prej smalti ndonjëherë mund
të ketë cepa të fortë, kështu që bëni
kujdes kur të lani me dorë
mbështetëset e tiganëve dhe kur t'u
thani. Nëse është e nevojshme, hiqni
njollat e forta me një pastrues në
trajtë paste.
3. Pas pastrimit të skarave
mbështetëse të tenxhereve,
sigurohuni që ato të vendosen në
pozicionin e duhur.
4. Në mënyrë që vatra të funksionojë
mirë, sigurohuni që skarat
mbështetëse të tenxhereve të jenë
në qendër të vatrës.
www.electrolux.com10
Comentarios a estos manuales