
Nëse pipëza fiket aksidentalisht,
rrotulloni dorezën e kontrollit në
pozicionin fikur dhe provoni të
ndizni pipëzën përsëri mbas
minimumi 1 minute.
Gjeneratori i shkëndijave mund të
ndizet automatikisht kur ndizni
rrymën elektrike, pas instalimit ose
pas një ndërprerjeje të rrymës.
Është normale.
4.2 Fikja e pipëzës
Për të fikur flakën, rrotullojeni çelësin në
simbolin (
).
PARALAJMËRIM
Gjithnjë uleni ose fikeni flakën
përpara se të hiqni enët nga zjarri.
4.3 Zonat elektrike të punës
Për të ndezur e për të rritur përzgjedhjen e
nxehtësisë, rrotullojeni çelësin në drejtim
orar. Për të ulur përzgjedhjen e
nxehtësisë, rrotullojeni çelësin në drejtim
kundër-orar. Për ta fikur, rrotullojeni
çelësin në 0.
Treguesi i energjisë aktivizohet kur ndizet
një zonë elektrike gatimi, dhe do të
qëndrojë ndezur derisa zona elektrike e
gatimit të fiket.
Kur një zonë gatimi është në
punë, ajo bën një zhurmë të
shkurtër. Kjo është tipike për
gjithë zonat e gatimit prej qelqi
qeramik dhe nuk tregon se pajisja
punon në mënyrë të pasaktë.
4.4 Përpara përdorimit të parë
Vendosni në të gjitha zonat e gatimit një
tigan të mbushur me ujë. Vendosni
pozicionin maksimal dhe vëreni në punë
pajisjen për rreth 10 minuta derisa uji
brenda tiganit të ziejë. Pas kësaj, lëreni
pajisjen në pozicion minimal për 20
minuta. Gjatë kësaj periudhe mund të
krijohet tym dhe erë e pakëndshme. Kjo
është normale. Sigurohuni që të ketë
ajrosje të mjaftueshme.
Pas këtij përdorimi, pastroni pajisjen me
një copë të butë dhe me ujë të ngrohtë.
4.5 Shembuj të përdorimit për
gatim
Nxehtë
sia
cilësim
i:
Përdoreni:
1 Për të mbajtur ngrohtë
2 Për një valë të lehtë
3 Për të zier pak
4 Për skuqje / karamelizim
5 Për vlim
6 Për vlim / skuqje të shpejtë /
skuqje të thellë
5. UDHËZIME DHE KËSHILLA TË NEVOJSHME
PARALAJMËRIM
Referojuni kapitujve të sigurisë.
5.1 Kursimi i energjisë
• Nëse është e mundur, vendosni
gjithmonë kapakët mbi enët e
gatimit.
• Vini enën e gatimit mbi zonën e
gatimit para se ta ndizni atë.
• Fikini zonat e gatimit me rrymë
elektrike përpara përfundimit të
kohës së gatimit për të përdorur
nxehtësinë e mbetur.
• Zona e gatimit me rrymë
elektrike dhe fundi i tenxheres
duhet që të jenë të së njëjtës
madhësi.
8
www.electrolux.com
Comentarios a estos manuales