Electrolux EHG6763X Manual de usuario Pagina 5

  • Descarga
  • Añadir a mis manuales
  • Imprimir
  • Pagina
    / 12
  • Tabla de contenidos
  • MARCADORES
  • Valorado. / 5. Basado en revisión del cliente
Vista de pagina 4
Zëvendësimi i injektorëve
1. Hiqni skarat mbajtëse të tenxhereve.
2. Hiqni kapakët dhe kurorat e pipëzës.
3. Me një çelës me madhësi 7 hiqni
injektorët dhe zëvendësojini me të duhurit
për llojin e gazit që përdorni (shihni
tabelën në paragrafin Të dhënat teknike).
4. Rimontoni pjesët, duke ndjekur të njëjtat
hapa në rend të kundërt.
5. Zëvendësoni etiketën e vlerave (që është
vendosur pranë tubit të furnizimit me gaz)
me një tjetër të përshtatshëm për llojin e
gazit. Mund ta gjeni këtë etiketë në
ambalazhin e injektorëve që keni marrë
bashkë me pajisjen.
Nëse presioni i furnizimit me gas është i
ndryshueshëm ose i ndryshëm nga presioni
i duhur, ju duhet të vendosni një rregullues
presioni të përshtatshëm në tubin e furnizimit
me gas.
Rregullimi i nivelit minimal
Për të rregulluar nivelin minimal të pipëzave:
1. Ndizni pipëzën.
2. Rrotulloni çelësin në pozicionin minimal.
3. Hiqni dorezën e kontrollit.
4. Me një kaçavidë të hollë, rregulloni
pozicionin e vidhës. Nëse ndryshoni nga
gazi natyror 20 mbar në gaz të lëngët,
shtrëngoni tërësisht dadon rregulluese
deri në fund. Nëse ndryshoni nga gazi i
lëngët në gaz natyror 20 mbar ,
zhvidhoseni dadon me një rrotullim afro
1/4.
1 Dadoja e rregullimit minimal
1
5. Sigurohuni që flaka të mos fiket kur e
rrotulloni çelësin shpejt nga pozicioni
maksimal në atë minimal.
Lidhja elektrike
Tokëzoni pajisjen sipas masave paraprake
të sigurisë.
Sigurohuni që voltazhi i vlerësuar dhe lloji i
fuqisë në etiketën e karakteristikave të
përputhet me voltazhin dhe fuqinë e
furnizimit lokal me energji.
Kjo pajisje është e pajisur me një kabllo
elektrike.
Çdo komponent elektrik duhet instaluar
ose zëvendësuar nga tekniku i Qendrës së
shërbimit ose nga personeli i kualifikuar i
shërbimit.
Përdorni gjithmonë një prizë të tokëzuar e
instaluar si duhet.
Sigurohuni që të ketë hyrje te spina
elektrike mbas instalimit.
Mos tërhiqni kabllon elektrike për të
shkëputur pajisjen. Gjithmonë tërhiqni
spinën elektrike.
Lidheni pajisjen me ushqimin elektrik duke
përdorur një çelës kryesor bipolar që ju
mundëson ta shkëputni pajisjen nga
ushqimi elektrik, me distancë midis
kontakteve në gjendje të hapur, prej 3 mm,
p.sh. automat mbrojtës, me një rele
diferenciale (salvavita) ose me siguresë.
Asnjë nga pjesët e kabllos së lidhjes
s'mund të ketë një temperaturë prej 90°C.
Kablloja blu nul duhet lidhur te etiketa e
kutisë së ushqimit elektrik me "N". Kablloja
e fazës me ngjyrë të kafe (ose të zezë) (i
futur në kontaktin e kutisë së ushqimit
elektrik me shenjën "L") duhet të jetë
gjithmonë i lidhur me fazën e rrjetit.
Zëvendësimi i kabllos së lidhjes
Për të zëvendësuar kabllin lidhës, përdori
vetëm kabllo të tipit H05V2V2-F T90 ose H05
BB-F Sigurohuni që seksioni i kabllos të jetë
i përshtatshëm për voltazhin dhe
temperaturën e punës. Kablli i verdhë/jeshil i
tokëzimit duhet të jetë rreth 2 cm më i gjatë
se kablli kaf (ose i zi) i fazës.
electrolux 5
Vista de pagina 4
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12

Comentarios a estos manuales

Sin comentarios