Electrolux EHM60235X Manual de usuario Pagina 3

  • Descarga
  • Añadir a mis manuales
  • Imprimir
  • Pagina
    / 12
  • Tabla de contenidos
  • MARCADORES
  • Valorado. / 5. Basado en revisión del cliente
Vista de pagina 2
prekin pajisjen ose enët e nxehta. Mos lini
të koklaviten kabllot elektrike.
Si të shmangni një dëmtim në pajisje
Mos lejoni që lëngje acide të tilla si uthull,
lëng limoni ose kemikate për heqjen e
gëlqeres të prekin vatrën. Kjo do të
shkaktojë njolla mat
Mos vendosni kapakë të lagur enësh mbi
vatrat e nxehta dhe mos lini që enët e
nxehta të ftohen mbi vatrat e nxehta.
Përndryshe mund të formohet kondensim
dhe ndryshkje.
Mos vini mbi pllakën e nxehtë enë bosh,
për të shmangur dëmtime të enës dhe
vatrës së nxehtë.
Vatrat e gatimit mos i përdorni me enë të
zbrazëta ose pa enë gatimi.
Mos mbuloni asnjë pjesë të pajisjes me
letër alumini.
Të dhëna për akrilamidet
E rëndësishme Sipas zbulimeve të fundit
shkencore, nëse e thekni ushqimin
(veçanërisht ato me përmbajtje niseshteje),
akrilamidet mund të përbëjnë një rrezik për
shëndetin. Për këtë arsye, ju këshillojmë të
gatuani në temperaturat më të ulëta dhe të
mos e thekni shumë ushqimin.
Instalimi
Paralajmërim Duhet t’i lexoni këto!
Sigurohuni që pajisja të mos jetë dëmtuar
nga transportimi. Mos lidhni një pajisje të
dëmtuar. Nëse është e nevojshme, flisni
me shitësin.
Instalimi dhe lidhja e pajisjes me
rrjetin elektrik dhe sistemin e gazit
duhet të kryhet vetëm nga personel i
kualifikuar.
Përdorni vetëm pajisje të integruara pasi ta
keni montuar pajisjen siç duhet në njësitë
e integruara dhe në sipërfaqet e punës që
përputhen me standardet në fuqi.
Mos ndryshoni specifikimet ose modifikoni
këtë produkt. Rrezik plagosje dhe dëmtim
ndaj pajisjes.
Ndiqni plotësisht ligjet, rregulloret,
direktivat dhe standardet në fuqi të vendit
ku do të përdorni pajisjen (normat e
sigurisë, normat e riciklimit, rregullat e
sigurisë elektrike etj.)!
Ruani largësitë minimale nga pajisjet dhe
njësitë e tjera!
Instaloni mbrojtjen kundër goditjeve
elektrike, si për shembull, montoni sirtarët
vetëm me një panel mbrojtës nën pajisje!
Ruajini sipërfaqet e çara të pjesës së
sipërme nga lagështira, me një izolues të
saktë!
Fiksojeni pajisjen me pjesën e sipërme pa
lënë asnjë hapësirë, me një izolues të
saktë!
Mbroni bazamentin e pajisjes nga avulli
dhe lagështia e krijuar, p.sh. nga
enëlarësja ose furra!
Mos e instaloni pajisjen pranë dyerve ose
nën dritare! Përndryshe, dyert dhe dritaret
që hapen mund të përmbysin enë të
nxehta gatimi nga vatra.
Shkëputeni pajisjen nga rrjeti elektrik,
përpara se të kryeni çdo veprim
pastrimi ose mirëmbajtjeje.
Para instalimit, sigurohuni që kushtet e
furnizimit lokal (lloji i gazit dhe presioni) dhe
përshtatja e pajisjes të jenë të
përputhshme. Kushtet e rregullimit të kësaj
pajisjeje janë përcaktuar në pllakën e
parametrave, të cilën mund ta gjeni në
çantën e aksesorëve.
Kjo pajisje nuk është lidhur me një sistem
të nxjerrjes së tymrave të djegies. Ajo
duhet të instalohet dhe të lidhet në
përputhje me rregulloret ekzistuese për
instalimin. Duhet bërë kujdes i veçantë për
kushtet përkatëse lidhur me ajrimin.
Përdorimi i një pajisjeje gatimi me gaz
shkakton nxehtësi dhe lagështi në
dhomën ku është instaluar pajisja.
Sigurohuni që kuzhina të jetë e ajrosur
mirë: mbajini hapur vrimat natyrore të
ajrimit ose instaloni një pajisje
mekanike ajrimi (kapuç mekanik për
ajrim).
Më shumë ajrosje (për shembull hapja
e dritares ose rritja e nivelit të ajrosjes
mekanike ku është e pranishme) është
e domosdoshme kur e përdorni
pajisjen në mënyrë intensive për një
kohë të gjatë.
Paralajmërim Rrezik dëmtimi nga
rryma elektrike. Ndiqini me kujdes
udhëzimet për lidhjet elektrike.
electrolux 3
Vista de pagina 2
1 2 3 4 5 6 7 8 ... 11 12

Comentarios a estos manuales

Sin comentarios