Electrolux EJ2800AOW Manual de usuario Pagina 7

  • Descarga
  • Añadir a mis manuales
  • Imprimir
  • Pagina
    / 52
  • Tabla de contenidos
  • MARCADORES
  • Valorado. / 5. Basado en revisión del cliente
Vista de pagina 6
4.5 Raftet e derës
1
2
2
5. UDHËZIME DHE KËSHILLA
5.1 Kursimi i energjisë
• Mos e hapni shpesh derën e frigoriferit
ose të ngrirësit.
• Mos e mbani derën e frigoriferit ose të
ngrirësit hapur për më gjatë se sa
nevojitet.
• Nëse pajisja funksionon vazhdimisht
dhe ka brymë në pjesët e brendshme të
poshtme, shkaku mund të jetë:
– Çelësi i temperaturës është vendosur
në pozicionin më të ulët.
– Temperatura e dhomës, ku është
instaluar pajisja, është tepër e
ngrohtë.
– Pajisja është plot.
Vendoseni çelësin e temperaturës në
një pozicion më të lartë. Fillon shkrirja
automatike dhe konsumi i energjisë
ulet.
5.2 Ftohja
• Mos vendosni ushqim të nxehtë në
frigorifer. Prisni derisa të ftohet.
• Mos vendosni në frigorifer lëngje që
avullojnë.
• Të gjitha ushqimet që mbajnë erë të
rëndë vendosini në enë të mbyllura.
• Sigurohuni që rreth ushqimit të
qarkullojë ajër.
• Vendosni të gjitha llojet e mishrave në
qese plastike. Vendosini në raftin prej
xhami mbi sirtarin e zarzavateve. Mos e
mbani mishin në frigorifer për më
shumë se 2 ditë.
• Vendosni një kapak mbi ushqimet e
gatuara dhe gatesat e ftohta dhe lërini
në një nga raftet.
• Zarzavatet dhe frutat lajini dhe
vendosini në sirtarin e zarzavateve.
• Vendosni gjalpin dhe djathin në enë të
mbyllura me kapak, të mbështjella me
fletë alumini ose qese plastike.
• Sigurohuni që shishet e qumështit të
kenë kapak dhe vendosini në raftin e
shisheve në derën e pajisjes.
• Mos mbani banane, patate, qepë dhe
hudhra të pa mbështjella në frigorifer.
5.3 Freezing
• Pllaka e specifikimeve tregon sasinë
maksimale të ushqimit që mund të
ngrijë ngrirësi në 24 orë.
• Ngrirja e ushqimit përfundon për 24
orë. Mos e vendosni ushqimin në
ngrirës gjatë kësaj kohe.
• Vendoseni ushqimin në sasi të vogla në
ngrirës. Kjo ndihmon të ngrini ushqimin
shpejt dhe të shkrini vetëm sasinë e
nevojitur.
• Mbështilleni ushqimin me fletë alumini
ose vendoseni në qese plastike.
Sigurohuni që paketimi të jetë hermetik.
SHQIP 7
Vista de pagina 6
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 ... 51 52

Comentarios a estos manuales

Sin comentarios