
6. KUJDESI DHE PASTRIMI
KUJDES
Përpara se të kryeni veprime për
mirëmbajtjen, shkëputeni pajisjen
nga priza.
6.1 Pastrimi
• Pajisjen dhe aksesorët pastrojini
rregullisht.
• Pastroni të gjitha pjesët e pajisjes dhe
të gjithë aksesorët me ujë të ngrohtë
dhe detergjent neutral. Sigurohuni që
pajisja dhe aksesorët të jenë plotësisht
të thatë.
• Pastrojeni guarnicionin e derës
rregullisht. Për të zëvendësuar
guarnicionin e dëmtuar, kontaktoni me
qendrën e shërbimit.
• Pastroni skarën e kondensatorit dhe
kompresorin në pjesën e pasme të
pajisjes, me një furçë. Kjo ndihmon për
të ulur konsumin e energjisë dhe e
mban pajisjen në gjendje të mirë pune.
• Bëni kujdes të mos tërhiqni,
lëvizni ose shkaktoni dëmtim te
tubat ose kabllot.
• Bëni kujdes të mos shkaktoni
dëmtime te njësia ftohëse.
• Mos e pastroni pajisjen me
produkte gërryese, materiale
pastrimi gërryese, tretës,
detergjente me parfum ose dyllë
shkëlqimi.
Pas mirëmbajtjes, futeni në prizë spinën e
pajisjes.
6.2 Shkrirja automatike e frigoriferit
Heqja e brymës ndodh automatikisht kur
kompresori i motorit ndalon gjatë
funksionimit.
Uji shkarkohet jashtë nëpërmjet vrimës së
shkarkimit dhe mblidhet në enën e ujit ku
më pas avullon.
Ena e ujit ndodhet mbrapa pajisjes, mbi
motorin e kompresorit.
Vrima e shkarkimit është në frigorifer në
pjesën e pasme.
Për të parandaluar që uji të mblidhet në
pjesët e tjera të frigoriferit, sigurohuni që
vrima e ujit të jetë gjithnjë e pastër.
Përdorni mjetin e pastrimit që ndodhet tek
vrima e kullimit.
6.3 Shkrirja e ngrirësit
Mund të ketë brymë te raftet e
ngrirësit dhe përreth dhomëzës së
sipërme.
Shkrini ngrirësin kur shtresa e
brymës arrin një trashësi prej 3
ose 5 mm.
KUJDES
Mos përdorni mjete metali të
mprehta për të hequr brymën.
Mos përdorni pajisje mekanike për
të shkrirë ngrirësin.
1.
Çaktivizoni pajisjen.
2. Hiqni të gjitha ushqimet nga ngrirësi.
Mbështilleni ushqimin me gazeta dhe
mbajeni në një temperaturë të ftohtë.
3. Mbajeni derën e pajisjes hapur derisa
të ketë përfunduar shkrirja.
4.
Pastroni dhe thani plotësisht ngrirësin.
5. Futeni në prizë spinën e pajisjes.
6.
Aktivizoni pajisjen.
7. Vendoseni çelësin e temperaturës në
pozicionin më të lartë dhe lëreni
pajisjen të funksionojë për një
minimum prej 2 ose 3 orësh me këtë
cilësim.
8. Futeni ushqimin përsëri në ngrirës.
SHQIP 9
Comentarios a estos manuales