Electrolux EMM21000W Manual de usuario Pagina 11

  • Descarga
  • Añadir a mis manuales
  • Imprimir
  • Pagina
    / 80
  • Tabla de contenidos
  • MARCADORES
  • Valorado. / 5. Basado en revisión del cliente
Vista de pagina 10
Problemi Zgjidhja
Pasi ka përfunduar koha e gatimit,
ushqimi është mbinxehur anash, por
ende nuk është gati në mes.
Herën tjetër vendosni një fuqi më të ulët dhe
një kohë pjekjeje më të gjatë. Trazojini lëngjet,
p.sh. supën, pasi ka kaluar gjysma e kohës.
Për rezultate më të mira me orizin
përdorni pjata të sheshta e të gjera.
7.2 Shkrirja
Gjithmonë shkrijini copat e mishit me
yndyrën poshtë.
Mos e shkrini mishin të mbuluar sepse
mund kjo mund të bëjë që të gatuhet në
vend që të shkrihet.
Gjithmonë shkrijini pulat me gjoksin
poshtë.
7.3 Gatimi
Gjithmonë hiqeni mishin dhe pulat e
ftohta nga frigoriferi të paktën 30 minuta
përpara gatimit.
Lëreni mishin, pulat, peshkun dhe
zarzavatet të mbuluara pas gatimit.
Lyejeni peshkun lart me pak vaj apo
gjalpë të shkrirë.
Të gjitha zarzavatet duhet të gatuhen me
fuqi të plotë të mikrovalës.
Shtoni 30 - 45 ml ujë të ftohtë për çdo
250 g zarzavate.
Pritini zarzavatet e freskëta në copëza të
barabarta përpara gatimit. Të gjitha
perimet gatuajini të mbuluara.
7.4 Ringrohje
Kur ringrohni ushqimet e gatshme
gjithmonë ndiqni udhëzimet e shkruara
në paketim.
8. KUJDESI DHE PASTRIMI
PARALAJMËRIM!
Drejtojuni kapitujve për
sigurinë.
8.1 Shënime dhe këshilla për
pastrimin
Pastroni pjesën e përparme të
pajisjes me një copë të butë me ujë të
ngrohtë dhe një agjent pastrues.
Për të pastruar sipërfaqet metalike,
përdorni agjent të zakonshëm
pastrimi.
Pastrojeni pjesën e brendshme të
pajisjes pas çdo përdorimi. Më pas
mund të pastroni ndotjet më lehtë e të
mos i lejoni të digjen.
Ndotjet e forta pastrojini me një
pastrues të posaçëm.
Pastrojini të gjithë aksesorët
rregullisht dhe lërini të thahen.
Përdorni një leckë të butë me ujë të
ngrohtë dhe agjent pastrues.
Për të zbutur njollat e vështira, zieni
një gotë ujë me fuqi të plotë të
mikrovalës për 2 deri 3 minuta.
Për të hequr aromat, përzieni një gotë
me ujë me 2 lugë kafeje me lëng
limoni dhe ziejeni me fuqi të plotë të
mikrovalës për 5 minuta.
9. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE
PARALAJMËRIM!
Drejtojuni kapitujve për
sigurinë.
SHQIP 11
Vista de pagina 10
1 2 ... 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 ... 79 80

Comentarios a estos manuales

Sin comentarios