
4.13 QuickChill e pijeve
Ky funksion lejon ftohjen e shpejtë të
pijeve.
Për të aktivizuar funksionin:
1.
Hiqni ose vendosni lart sirtarin
Freshzone dhe vendosni raftin e
shisheve përballë vrimave të
QuickChill siç tregohet në figurë.
2.
Ndizni funksionin e blerjeve.
3.
Treguesi i blerjeve ndizet.
4.
Rrëshqitni fletëzën lart siç tregohet në
figurë.
Për të çaktivizuar funksionin:
1.
Rrëshqitni poshtë fletëzën.
2.
Çaktivizoni funksionin e blerjeve.
3.
Treguesi i blerjeve fiket.
Funksioni fiket automatikisht pas
pak orësh.
4.14 Sirtari CrispFresh
Sirtari është i përshtatshëm për të ruajtur
fruta dhe zarzavate.
Brenda sirtarit ka një ndarës i cili mund të
vendoset në pozicione të ndryshme për të
krijuar nënndarje që t'i përshtaten sa më
mirë nevojave personale.
Në fund të sirtarit ka një rrjetë (nëse është
e parashikuar) për të ndarë frutat e
zarzavatet nga lagështira që mund të
formohet në sipërfaqen e poshtme.
Të gjitha pjesët brenda sirtarit mund të
hiqen për t'u pastruar.
4.15 Heqja e koshave të ngrirjes nga ngrirësi
2
1
Koshat e ngrirjes kanë një pikë ndalimi që
nuk i lejon ata të nxirren nga vendi
aksidentalisht apo të bien poshtë. Kur të
doni t’i hiqni ata nga ngrirësi, tërhiqeni
koshin drejt vetes dhe në momentin që
arrini në pikën e ndalimit, hiqeni koshin
duke e ngritur atë pak lart.
Në momentin që e vini sërish në vend,
ngrini pak pjesën ballore të koshit për ta
futur atë në ngrirës. Pasi të keni arritur në
pikat e ndalimit, shtyjini koshat sërish në
vendin e tyre.
SHQIP 15
Comentarios a estos manuales