
4.9 Heqja e koshave të ngrirjes nga ngrirësi
2
1
Koshat e ngrirjes kanë një pikë ndalimi që
nuk i lejon ata të nxirren nga vendi
aksidentalisht apo të bien poshtë. Kur të
doni t'i hiqni ata nga ngrirësi, tërhiqeni
koshin drejt vetes dhe në momentin që
arrini në pikën e ndalimit, hiqeni koshin
duke e ngritur atë pak lart.
Në momentin që e vini sërish në vend,
ngrini pak pjesën ballore të koshit për ta
futur atë në ngrirës. Pasi të keni arritur në
pikat e ndalimit, shtyjini koshat sërish në
vendin e tyre.
5. UDHËZIME DHE KËSHILLA TË NEVOJSHME
5.1 Tingujt e Funksionimit
Normal
• Mund të dëgjoni një gurgullimë të lehtë
kur frigoriferi pompohet nëpërmjet
bobinave ose tubave. Është normale.
• Kur kompresori është i ndezur, frigoriferi
pompon ujin dhe do të dëgjoni një
tingull uturimë dhe një zhurmë dridhëse
nga kompresori. Është normale.
• Zgjerimi termik mund të shkaktojë një
zhurmë të papritur kërcitëse. Është një
fenomen i natyrshëm dhe jo një
fenomen fizik i rrezikshëm. Është
normale.
• Kur kompresori ndizet ose fiket, do të
dëgjoni një "klik" të zbehtë të çelësit të
temperaturës. Është normale.
5.2 Këshilla për kursimin e
energjisë
• Mos e hapni shpesh derën e frigoriferit
ose mos e lini atë absolutisht të hapur
më shumë se ç'duhet.
• Nëse temperatura e ambientit është e
lartë, Rregullatori i Temperaturës është
vendosur në përzgjedhjen më të lartë
dhe pajisja është e mbushur plot,
kompresori mund të punojë pa pushim
duke shkaktuar formimin e ngricës ose
akullit në aparatin e avullimit. Nëse kjo
gjë ndodh, rrotulloni Rregullatorin e
Temperaturës drejt një përzgjedhjeje
më të ulët për të lejuar shkrirjen
automatike dhe si rrjedhojë kursimin e
konsumit të energjisë.
5.3 Këshilla për ftohjen e
ushqimeve të freskëta
Për të arritur një funksionim më të mirë:
• mos depozitoni ushqime të ngrohta apo
lëngje që avullojnë në ftohës;
• mbuloni me kapak ose mbështillni
ushqimin, veçanërisht nëse ka një erë
të fortë;
• vendoseni ushqimin në mënyrë të tillë
që ajri të qarkullojë lirshëm rreth tij.
5.4 Këshilla për ftohjen
Këshilla të nevojshme:
Mish (të gjitha llojet) : mbështillini në qeska
polietileni dhe vendosini mbi raftin e
xhamit që ndodhet mbi sirtarin e
perimeve.
Për siguri, ruajini në këtë mënyrë jo më
shumë se një ose dy ditë.
Ushqime të gatuara, gatesa të ftohta, etj..:
këto duhet të mbulohen dhe mund të
vendosen në çdo raft.
Frutat dhe perimet: këto duhet të
pastrohen mirë dhe të vendosen në
sirtarin e posaçëm.
Gjalpi dhe djathi: këto duhet të vendosen
në mbajtëset e posaçme hermetike ose të
mbështjella në letër alumini ose qeska prej
SHQIP 9
Comentarios a estos manuales