
KUJDESI DHE PASTRIMI
PARALAJMËRIM
Referojuni kapitullit "Të dhëna për
sigurinë"
• Pastroni pjesën e përparme të pajisjes
me një copë të butë me ujë të ngrohtë
dhe një agjent pastrues.
• Për të pastruar sipërfaqet metalike
përdorni agjent të zakonshëm pastrimi.
• Pastrojeni furrën nga brenda pas çdo
përdorimi. Më pas mund të pastroni
ndotjet më lehtë e të mos i lejoni të
digjen.
• Ndotjet e forta pastrojini me një pastrues
të posaçëm për furrat.
• Pastrojini të gjithë aksesorët e furrës pas
çdo përdorimi dhe lërini të thahen.
Përdorni një leckë të butë me ujë të
ngrohtë dhe agjent pastrues.
• Nëse keni aksesorë që nuk ngjisin, mos i
pastroni duke përdorur lëndë agresive,
sende me cepa të mprehta ose në
enëlarëse. Mund të dëmtohet shtresa që
nuk ngjit.
Pajisjet prej inoksi ose alumini:
Pastrojeni derën e furrës vetëm me
sfungjer të lagur. Thajeni me leckë
të butë.
Mos përdorni tel krues, acide ose
materiale gërryese, pasi ato mund
të dëmtojnë sipërfaqen e furrës.
Pastroni panelin e kontrollit të
furrës duke marrë të njëjtat masa
paraprake.
PASTRIMI I GUARNICIONIT TË
DERËS
• Guarnicionin e derës kontrollojeni
rregullisht. Guarnicioni i derës ndodhet
rreth kornizën së hapësirës së furrës.
Mos e përdorni pajisjen nëse guarnicioni i
derës është i dëmtuar. Lidhuni me
Qendrën e Shërbimit.
• Për të pastruar guarnicionin e derës
shikoni informacionin e përgjithshëm mbi
pastrimin.
MBËSHTETËSET E
ÇMONTUESHME TË RAFTEVE
DHE PANELET KATALITIKE
Për të pastruar furrën, hiqni mbështetëset e
rafteve dhe panelet katalitike.
PARALAJMËRIM
Bëni kujdes kur hiqni mbështetëset
e shinave. Panelet katalitike nuk
janë të ngjitura me muret e furrës
dhe mund të bien kur hiqni
mbështetëset e rafteve.
PARALAJMËRIM
Përpara se të ndërmerrni riparime,
sigurohuni që pajisja të jetë e
ftohtë. Ka rrezik djegieje.
Heqja e shinave anësore
1.
Tërhiqni pjesën ballore të shinës
mbështetëse të rafteve jashtë mureve
anësorë.
Mbani shinat e pasme rrëshqitëse dhe
panelin katalitik në vend me dorën
tjetër.
SHQIP 21
Comentarios a estos manuales