
10. UDHËZIME DHE KËSHILLA
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për
sigurinë.
Temperatura dhe kohët e
pjekjes në tabela janë vetëm
udhëzuese. Ato varen nga
recetat, cilësia dhe sasia e
përbërësve të përdorur.
10.1 Rekomandimet e gatimit
Furra ka pesë pozicione raftesh.
Numërojini pozicionet e rafteve të furrës
nga poshtë.
Furra juaj mund të pjekë apo të skuqë
ndryshe nga furra juaj e mëparshme.
Tabelat e mëposhtme ju japin cilësimet
standarde për temperaturën, kohën e
gatimit dhe pozicionin e raftit.
Nëse nuk gjeni përzgjedhjet për një
recetë të veçantë, kërkoni për një të
përafërt.
Furra ka një sistem të veçantë që
qarkullon ajrin dhe riciklon vazhdimisht
avullin. Me këtë sistem ju mund të
gatuani në një mjedis me avull dhe ta
mbani ushqimi të butë nga brenda dhe
krokant nga jashtë. Ai ul kohën e gatimit
dhe konsumin e energjisë.
Pjekja e kekëve
Mos e hapni derën e furrës para se të
ketë kaluar 3/4 e kohës së pjekjes.
Nëse përdorni dy tava për pjekje
njëkohësisht, mbajeni një nivel bosh mes
tyre.
Gatimi i mishit dhe peshkut
Përdorni një tavë të thellë për ushqimet
me shumë yndyrë, për të ruajtur furrën
nga njollat që mund të mos ikin më.
Lëreni mishin afro 15 minuta përpara se
ta shponi, në mënyrë që lëngu të mos
derdhet jashtë.
Për të parandaluar tymin e tepërt në
furrë gjatë pjekjes, hidhni pak ujë në
tavën e thellë. Për të parandaluar
kondensimin e tymit, shtoni ujë sa herë
që të thahet.
Kohët e gatimit
Kohët e gatimit varen nga lloji,
shpeshtësia dhe vëllimi i ushqimit.
Fillimisht, kontrolloni funksionimin e
pajisjes kur gatuani. Gjeni përzgjedhjet
më të mira (përzgjedhjet e nxehtësisë,
kohët e gatimit, etj.) për gatesat tuaja,
recetat dhe sasitë përkatëse kur përdorni
pajisjen.
10.2 Ana e brendshme e derës
Në anën e brendshme të derës do të
gjeni:
• numrat e pozicioneve të rafteve.
• të dhëna për funksionet e furrës,
pozicionet e këshilluara për raftet dhe
temperaturat për gatesat.
10.3 Gatimi me ventilator të
plotë PLUS
Kekë / biskota / bukë
Ngroheni furrën paraprakisht bosh për 5
minuta.
Përdorni tavën e pjekjes.
Përdorni pozicionin e dytë të furrës.
Përdorni 150 ml ujë.
Ushqim Temp
eratur
a (°C)
Koha
(minu
ta)
Biskota, kuleç,
kruasantë
150 -
180
10 -
20
Kulaç 200 -
210
10 -
20
Pica 230 10 -
20
Simite 200 20 -
25
Bukë 180 35 -
40
Kek me kumbulla, kek
me mollë, roleta me
kanellë të pjekura në
formë keku
160 -
180
30 -
60
SHQIP 17
Comentarios a estos manuales