Electrolux EOA6420AOX Manual de usuario Pagina 16

  • Descarga
  • Añadir a mis manuales
  • Imprimir
  • Pagina
    / 40
  • Tabla de contenidos
  • MARCADORES
  • Valorado. / 5. Basado en revisión del cliente
Vista de pagina 15
Sigurohuni që të mos shtypni tubin e
injektorit ose të mos e lini të prekë një
element të nxehtë në pjesën e sipërme
të furrës.
3. Vendosni furrën për funksionin e
gatimit me avull.
Kur gatuani ushqime si mish pule, rose,
gjel deti, kec ose peshk të madh, fusni
injektorin (D) drejtpërdrejt në pjesën e
zbrazur të mishit. Sigurohuni që të mos
bllokoni vrimat.
Për më shumë informacion mbi gatimin
me avull referojuni tabelave të gatimit me
avull në kapitullin "Udhëzime dhe
këshilla".
8. FUNKSIONET SHTESË
8.1 Ventilatori ftohës
Kur pajisja është në punë, ventilatori
ftohës aktivizohet automatikisht për t’i
mbajtur sipërfaqet e pajisjes të ftohta.
Nëse çaktivizoni pajisjen, ventilatori i
ftohjes mund të vazhdojë të punojë
derisa të ftohet pajisja.
8.2 Termostati i sigurisë
Përdorimi i pasaktë i pajisjes ose pjesët
me defekt mund të shkaktojnë mbinxehje
të rrezikshme. Për ta parandaluar këtë,
furra ka një termostat sigurie që ndërpret
furnizimin me energji. Furra ndizet
aktivizohet përsëri automatikisht kur bie
temperatura.
9. UDHËZIME DHE KËSHILLA
PARALAJMËRIM!
Drejtojuni kapitujve për
sigurinë.
Temperatura dhe kohët e
pjekjes në tabela janë vetëm
udhëzuese. Ato varen nga
recetat, cilësia dhe sasia e
përbërësve të përdorur.
9.1 Informacione të
përgjithshme
Pajisja ka pesë pozicione të raftit.
Numërojini nivelet e raftit pajisjes
duke filluar nga poshtë.
Pajisja ka një sistem të veçantë që
qarkullon ajrin dhe riciklon
vazhdimisht avullin. Me këtë sistem ju
mund të gatuani në një mjedis me
avull dhe ta mbani ushqimi të butë
nga brenda dhe krokant nga jashtë. Ai
ul kohën e gatimit dhe konsumin e
energjisë në minimum.
Në pajisje ose në panelet e dyerve
prej xhami mund të kondensohet
lagështi. Kjo është normale. Qëndroni
gjithmonë pak larg pajisjes kur hapni
derën e pajisjes ndërsa është në
punë. Për të ulur kondensimin,
përdoreni pajisjen bosh për 10 minuta
para gatimit.
www.electrolux.com16
Vista de pagina 15
1 2 ... 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 ... 39 40

Comentarios a estos manuales

Sin comentarios