
Për ëmbëlsira dhe biskota.
PËRDORIMI I PËRDITSHËM
Ndezja dhe fikja e furrës
1. Rrotullojeni çelësin e funksioneve në një
funksioni të furrës.
2. Rrotullojeni çelësin e temperaturës në
një temperaturë.
Treguesi i fuqisë ndizet ndërsa furra
është në punë e sipër.
Treguesi i temperaturës ndizet ndërsa
temperatura e furrës rritet.
3. Për të fikur furrën, rrotullojeni çelësin e
funksioneve dhe çelësin e temperaturës
në pozicionin Off (e fikur).
Numëruesi i minutave
Përdoreni për të vendosur një kohë me
numërim mbrapsht.
Në fillim rrotullojeni deri në fund çelësin e
Matësit të minutave (shihni paragrafin
“Përshkrimi i produktit”) në drejtim e
akrepave të orës. Më pak kthejeni prapë te
vlera e kërkuar e kohës. Kur të ketë
përfunduar numërimi mbrapsht, do të
dëgjohet një sinjal.
Ky funksion nuk ka asnjë ndikim në
funksionimin e furrës.
Ventilatori ftohës
Kur pajisja është në punë e sipër, ventilatori
ftohës ndizet automatikisht për t'i mbajtur të
ftohta sipërfaqet e pajisjes. Nëse e fikni
pajisjen, ventilatori ftohës ndalon.
Termostati i sigurisë
Për të parandaluar mbinxehjen e rrezikshme
(nga përdorimi i gabuar i pajisjes ose
komponentëve me defekt), furra është
pajisur me një termostat sigurie, i cili
ndërpret energjinë elektrike. Furra ndizet
përsëri automatikisht, kur bie temperatura.
Funksionet e furrës
Funksioni i furrës Përdorimi
Pozicioni OFF
(fikur)
Pajisja është e fikur.
Gatim i zakonshëm
Nxehtësia vjen nga të dy elementët, ai i sipërm dhe ai i poshtëm. Për
të pjekur dhe skuqur në një nivel të furrës.
Grila e brendshme
Për të pjekur ushqime të sheshta në sasi të vogla në nivelin e mesit.
Për të thekur.
Elementi i nxehjes
nga poshtë
Furrës i vjen nxehja vetëm nga poshtë. Për pjekjen e kekëve me bazë
krokante ose të thekur.
Gatim me ajrim
Për gatimin e gatesave të ndryshme në të njëjtin nivel. Për të gatuar
shurup të bërë vetë me fruta si dhe për tharjen e kërpudhave apo
frutave.
Shkrirja
Shkrin ushqimet e ngrira. Çelësi i temperaturës duhet të jetë në
pozicionin off.
UDHËZIME DHE KËSHILLA TË NEVOJSHME
Paralajmërim Gatuani gjithmonë me
derën e furrës të mbyllur kur piqni në
gril.
Mos vendosni tava pjekjeje, tenxhere,
etj. mbi bazamentin e furrës për të
shmangur dëmtime të mundshme të
smaltit të furrës.
Bëni kujdes kur hiqni apo instaloni
aksesorët, për të shmangur dëmtime të
mundshme të smaltit të furrës.
• Furra ka katër nivele raftesh. Numërojini
nivelet e furrës nga poshtë.
• Ju mund gatuani gatesa të ndryshme
edhe dy zona gatimi njëkohësisht.
Vendosini raftet në nivelin 1 dhe 3.
4 electrolux
Comentarios a estos manuales