
8. FUNKSIONET SHTESË
8.1 Ventilatori ftohës
Kur pajisja është në punë, ventilatori
ftohës aktivizohet automatikisht për t’i
mbajtur sipërfaqet e pajisjes të ftohta.
Nëse çaktivizoni pajisjen, ventilatori i
ftohjes mund të vazhdojë të punojë derisa
të ftohet pajisja.
8.2 Kyçja mekanike e derës
Simboli i kyçjes nuk është aktiv kur blihet
pajisja.
Për të aktivizuar kyçjen e derës:
Tërhiqni kyçin e derës përpara derisa të
ngecë.
Për të aktivizuar kyçjen e derës:
Shtyjeni kyçin e derës sërish në panel.
Hapja e derës së pajisjes:
1.
Shtypni dhe mbani shtypur kyçin e
derës.
2.
Hapni derën.
Mos e shtyni kyçin e derës kur
mbyllni derën e pajisjes.
Kur çaktivizoni pajisjen nuk
çaktivizohet kyçja mekanike e
derës.
9. UDHËZIME DHE KËSHILLA TË NEVOJSHME
Temperatura dhe kohët e pjekjes
në tabela janë vetëm udhëzuese.
Ato varen nga recetat, cilësia dhe
sasia e përbërësve të përdorur.
9.1 Pjekja
Udhëzime të përgjithshme
• Furra juaj e re mund të pjekë apo të
skuqë ndryshe nga pajisja juaj e
mëparshme. Përshtatini cilësimet tuaja
të zakonshme (temperaturën, kohën e
gatimit) dhe pozicionet e rafteve sipas
vlerave në tabela.
• Kur kohët e pjekjes janë më të gjata,
mund ta çaktivizoni furrën rreth 10
minuta para mbarimit të kohës së
pjekjes për të shfrytëzuar nxehtësinë e
mbetur.
Kur përdorni ushqime të ngrira, tavat
në furrë mund të deformohen gjatë
pjekjes. Kur tavat ftohen përsëri,
deformimi do të zhduket.
Si të përdorni Tabelat e pjekjes
• Prodhuesi rekomandon që në fillim të
përdorni temperaturat më të ulëta.
SHQIP 11
Comentarios a estos manuales