
10.4 Heqja e mbajtëseve të
raftit
Për të pastruar furrën, hiqni
mbështetëset e rafteve.
1. Tërhiqni pjesën ballore të
mbështetëses nga muri anësor.
2. Tërhiqni pjesën e pasme të
mbajtëses së rafteve jashtë murit
anësor dhe hiqeni.
Montojini mbajtëset e rafteve në rendin e
kundërt.
10.5 Pastrimi me ujë
Procedura e Pastrimit me ujë përdor
avull për heqjen e yndyrës së mbetur
dhe pjesëve ushqimore nga furra.
1. Vendosni 300 ml ujë në depozitën e
Pastrimit me ujë në fund të furrës.
2. Caktoni funksionin .
3. Vendosni temperaturën në 90°C.
4. Lëreni pajisjen të punojë për 30
minuta.
5. Çaktivizojeni pajisjen dhe lëreni të
ftohet.
6. Kur pajisja të jetë ftohur, pastrojeni
sipërfaqen e brendshme të furrës me
një pëlhurë të butë.
PARALAJMËRIM!
Sigurohuni që pajisja të
jetë ftohur përpara se ta
prekni. Ka rrezik djegie.
10.6 Pastrimi i depozitës së ujit
PARALAJMËRIM!
Mos vendosni ujë në
depozitën e ujit gjatë
procedurës së pastrimit.
Gjatë procedurës së
pastrimit, mund të rrjedhë
pak ujë nga hyrja e avullit në
zgavrën e furrës. Vendosni
tavën e kullimit në raftin
direkt poshtë hyrjes së
avullit, që uji të mos derdhet
në dyshemenë e zgavrës së
furrës.
Pas njëfarë kohe, mund të keni depozita
gëlqereje në furrën tuaj. Për ta
parandaluar këtë, pastroni pjesët e furrës
që nxjerrin avullin. Zbrazni depozitën e
ujit pas çdo gatimi me avull.
Llojet e ujit
• Uji i butë me përmbajtje të ulët
gëlqereje - prodhuesi e rekomandon
këtë sepse ai ul sasinë e procedurave
të pastrimit.
• Uji i rubinetit - mund ta përdorni
nëse uji i rubinetit në shtëpi ka
pastrues apo zbutës uji.
• Uji i fortë me përmbajtje të lartë
gëlqereje - nuk ka ndonjë ndikim në
rendimentin e pajisjes, por rrit sasinë
e procedurave të pastrimit.
www.electrolux.com28
Comentarios a estos manuales