
Gatimi me ventilator
Kur është e mundur, përdorni funksionet
e gatimit me ventilator për të kursyer
energji.
Nxehtësia e mbetur
Nëse aktivizohet një program me
përzgjedhje të kohës Kohëzgjatja ose
Koha Përfund. dhe koha e gatimit i kalon
30 minuta, elementet nxehëse
çaktivizohen automatikisht 10% të kohës
më shpejt në disa funksione të furrës.
Ventilatori dhe llamba vazhdojnë të
funksionojnë.
Mbajtja e ushqimeve të ngrohta
Zgjidhni cilësimin më të ulët të
mundshëm të temperaturës për të
përdorur nxehtësinë e mbetur dhe për ta
mbajtur ushqimin të ngrohtë. Në ekran
shfaqet treguesi ose temperatura e
nxehtësisë së mbetur.
Gatimi me llambë të fikur
Çaktivizoni llambën gjatë gatimit dhe
aktivizojeni vetëm kur ju nevojitet.
Pjekje Vent. Me Lagështirë
Funksion i projektuar për të kursyer
energjinë gjatë gatimit. Ajo funksionon në
mënyrë të tillë që temperatura në
hapësirën e furrës mund të ndryshojë
nga temperatura e treguar në ekran gjatë
një cikli gatimi dhe koha e gatimit mund
të jetë e ndryshme nga koha e gatimit në
programet e tjera.
Kur përdorni Pjekje Vent. Me Lagështirë,
llamba çaktivizohet automatikisht pas 30
sekondash.
Mund ta aktivizoni llambën sërish, por ky
veprim do të reduktojë kursimin e
pritshëm të energjisë.
15. ÇËSHTJE QË LIDHEN ME AMBIENTIN
Ricikloni materialet me simbolin .
Vendoseni ambalazhin te kontejnerët e
riciklimit nëse ka. Ndihmoni në mbrojtjen
e mjedisit dhe shëndetit të njerëzve dhe
në riciklimin e mbetjeve të pajisjeve
elektrike dhe elektronike. Mos hidhni
pajisjet e shënuara me simbolin e
mbeturinave shtëpiake. Ktheni produktin
në pikën lokale të riciklimit ose
kontaktoni me zyrën komunale.
*
SHQIP 57
Comentarios a estos manuales