
3.4 Rregullimi i temperaturës
Temperatura e vendosur e frigoriferit
mund të rregullohet duke shtypur butonin
e temperaturës.
Temperatura e paracaktuar: +4°C për
frigoriferin.
Treguesi i temperaturës tregon
temperaturën e vendosur.
Temperatura e caktuar do të arrihet
brenda 24 orëve.
Temperatura e caktuar do të
ruhet edhe në rast
shkëputjeje të energjisë.
3.5 Funksioni FreeStore
Aktivizimi i funksionit FreeStore rrit
konsumin e energjisë.
Nëse funksioni aktivizohet
automatikisht, treguesi
FreeStore nuk shfaqet
(drejtojuni seksionit
"Përdorimi i përditshëm").
1. Për të aktivizuar funksionin, shtypni
Mode derisa të shfaqet ikona
përkatëse.
2. Për të çaktivizuar funksionin, shtypni
Mode për të zgjedhur një funksion
tjetër ose shtypni Mode derisa të mos
shihni asnjë nga ikonat e posaçme.
3.6 ShoppingMode
Nëse duhet të fusni një sasi të madhe
ushqimi të ngrohtë, për shembull pasi
sapo keni bërë pazarin e ushqimeve,
sugjerojmë të aktivizoni ShoppingMode
për t'i ftohur më shpejt produktet
ushqimore dhe për të shmangur
ngrohjen e ushqimeve të tjera që janë
tashmë në frigorifer.
ShoppingMode Fiket automatikisht pas
afro 6 orësh.
Funksioni çaktivizohet duke
zgjedhur një temperaturë të
ndryshme frigoriferi.
1. Për të aktivizuar funksionin, shtypni
Mode derisa të shfaqet ikona
përkatëse.
2. Për ta çaktivizuar funksionin përpara
përfundimit të tij automatik, shtypni
Mode derisa të mos shihni asnjë nga
ikonat e posaçme ose zgjidhni një
funksion tjetër duke shtypur Mode.
3.7 Modaliteti Holiday
Ky funksion mundëson mbajtjen e
frigoriferit të mbyllur dhe bosh gjatë një
periudhe të gjatë pushimesh, pa lejuar
krijimin e aromave të këqija.
Ndarja e frigoriferit duhet të
jetë bosh kur modaliteti
Holiday është aktiv.
1. Për të aktivizuar funksionin, shtypni
Mode derisa të shfaqet ikona
përkatëse.
Treguesi Holiday do të ndizet.
Treguesi i temperaturës së frigoriferit
tregon temperaturën e caktuar.
2. Për të çaktivizuar funksionin, shtypni
Mode për të zgjedhur një funksion
tjetër ose shtypni Mode derisa të mos
shihni asnjë nga ikonat e posaçme.
Treguesi Holiday fiket.
Funksioni çaktivizohet duke
zgjedhur një temperaturë të
ndryshme frigoriferi.
3.8 EcoMode
Për ruajtjen optimale të ushqimit zgjidhni
EcoMode.
1. Për të aktivizuar funksionin, shtypni
Mode derisa të shfaqet ikona
përkatëse.
Treguesi i temperaturës tregon
temperaturën e caktuar për frigoriferin:
+4°C.
2. Për të çaktivizuar funksionin, shtypni
Mode në mënyrë që të zgjidhni një
funksion tjetër ose shtypni Mode
derisa të mos shihni asnjë nga ikonat
e posaçme.
Funksioni çaktivizohet
duke përzgjedhur një
temperaturë tjetër të
caktuar.
SHQIP 7
Comentarios a estos manuales