
PËRDORIMI I PËRDITSHËM
NGRIRJA E USHQIMEVE TË
FRESKËTA
Dhomëza e ngrirësit është e përshtatshme
për ngrirjen e ushqimit të freskët si dhe për
depozitimin e ushqimeve të ngrira për një
kohë të gjatë.
Për të ngrirë ushqime të freskëta nuk është
e nevojshme të ndryshoni përzgjedhjen
mesatare.
Gjithsesi, për një proces më të shpejtë
ngrirjeje, rrotulloni çelësin e temperaturës
në një përzgjedhje më të lartë për të
përftuar maksimumin e ftohtësisë.
Në këto kushte, temperatura e
dhomëzës së frigoriferit mund të
bjerë nën 0°C. Nëse ndodh kjo,
rivendoseni çelësin e temperaturës
në një përzgjedhje më të ngrohtë.
DEPOZITIMI I USHQIMEVE TË
NGRIRA
Kur e përdorni për herë të parë ose pas një
periudhe jashtë përdorimit, përpara se të
futni produkte në dhomëz, lëreni pajisjen të
punojë për të paktën 2 orë në përzgjedhjen
më të lartë.
Në rast të një shkrirjeje aksidentale,
për shembull si pasojë e ikjes së
korrentit dhe nëse kjo ka zgjatur në
kohë më shumë se vlera e shfaqur
në tabelën e të dhënave teknike në
pikën "koha në rritje", ushqimi i
shkrirë duhet të konsumohet shpejt
ose të gatuhet menjëherë e më pas
të mund të rivendoset në ngrirje (jo
të nxehtë, por pasi të jetë ftohur).
SHKRIRJA E AKULLIT
Ushqimet e ngrira, përpara se të përdoren,
mund të shkrihen në dhomëzën ftohëse
ose në temperaturën e dhomës, në varësi
të kohës në dispozicion për këtë proces.
Copëzat e vogla të ushqimit mund të
gatuhen edhe ndërsa janë ende të ngrira,
direkt nga ngrirësi: në këtë rast, gatimi do
të zgjasë më shumë.
RAFTET E LËVIZSHME
Muret e frigoriferit janë të pajisura me një
sërë shinash, në mënyrë që raftet të mund
të vendosen sipas dëshirës.
VENDOSJA E RAFTEVE TË DERËS
Ky model është i pajisur me një kuti për
ruajtje të ndryshme e cila vendoset poshtë
një ndarjeje të raftit të derës dhe mund të
rrëshqitet anash.
Për të pastruar më mirë, rafti i sipërm dhe i
poshtëm te dera mund të hiqen lehtë dhe
të vendosen përsëri në pozicionin e parë
SHQIP 9
Comentarios a estos manuales