
Pajisja FreeStore fiket kur
hapet dera dhe rindizet
menjëherë pas mbylljes së
saj.
4.5 Treguesi i temperaturës
Për të ruajtur ushqimin siç duhet,
frigoriferi është i pajisur me tregues
temperature. Simboli në paretin anësor
të pajisjes tregon pjesën më të ftohtë të
frigoriferit.
Nëse shfaqet OK (A), vendoseni
ushqimin e freskët në zonën që tregon
simboli, nëse nuk shfaqet (B), rregulloni
kontrolluesin e temperaturës në një
cilësim më të ftohtë dhe prisni 12 orë
përpara se të kontrolloni sërish treguesin
e temperaturës.
Pasi të keni vendosur
ushqimin e freskët në pajisje
ose pasi të keni hapur derën
vazhdimisht për një periudhë
të gjatë, është normale që
treguesi të mos tregojë OK.
Prisni të paktën 12 orë
përpara se të rregulloni
sërish kontrolluesin e
temperaturës.
4.6 Kontrolli i lagështisë
Rafti prej xhami përmban një mekanizëm
me kanale (që rregullohet me një levë
rrëshqitëse), i cili mundëson rregullimin e
lagështisë në sirtarët e perimeve.
Kur vrimat e ventilimit janë të mbyllura:
përmbajtja e lagështisë natyrore të
ushqimit te ndarja e frutave dhe
perimeve ruhet për një kohë më të gjatë.
Kur vrimat e ventilimit janë të hapura:
një qarkullim ajri më i madh sjell më pak
përmbajtje lagështie në ndarjet e frutave
dhe perimeve.
5. UDHËZIME DHE KËSHILLA
5.1 Tingujt e funksionimit
normal
Gjatë punës tingujt e mëposhtëm janë
normalë:
• Një tingull i lehtë gurgullues ose
flluskues nga bobina kur pompohet
lëndë ftohëse.
• Një tingull gumëzhitës ose pulsues
nga kompresori kur pompohet lënda
ftohëse.
• Një zhurmë e papritur kërcitëse nga
brenda pajisjes që shkaktohet nga
zgjerimi termik (një fenomen fizik i
natyrshëm dhe jo i rrezikshëm).
• Një zhurmë e dobët kërcitëse nga
rregullatori i temperaturës kur
kompresori ndizet ose fiket.
5.2 Këshilla për kursimin e
energjisë
• Mos e hapni shpesh derën ose mos e
lini hapur për një kohë më të gjatë
sesa nevojitet patjetër.
SHQIP 9
Comentarios a estos manuales