
Nëse e vendosni pajisjen mbi një
mbështetëse:
1. Zhvidhosni këmbën e menteshës së
derës.
2. Vidhosni këmbën rezervë, e cila
ndodhet në qesen me tabakanë e
vezëve, në kasën e pajisjes.
9.4 Vendndodhja
Pajisja duhet të mund të
shkëputet lirisht nga korrenti;
si rrjedhojë, spina duhet të
jetë lehtësisht e arritshme
pas montimit.
Pajisja duhet të montohet larg burimeve
të nxehtësisë të tilla si radiatorë, bojlerë,
drita e drejtpërdrejtë e diellit etj.
Sigurohuni që ajri të qarkullojë lirisht
përreth pjesës së pasme të pajisjes. Për
të siguruar performancë optimale, nëse
pajisja vendoset poshtë një njësie të
varur në mur, largësia minimale midis
pjesës së sipërme të pajisjes dhe njësisë
në mur duhet të jetë të paktën 100 mm.
Sidoqoftë, në rrethana ideale, pajisja nuk
duhet të vendoset poshtë njësive të
varura në mur. Nivelimi i saktë sigurohet
me anë të një ose më shumë këmbëzave
të rregullueshme që gjenden në bazën e
pajisjes.
9.5 Ndryshimi i krahut të hapjes
së derës
PARALAJMËRIM!
Përpara se të kryeni çdo lloj
veprimi, hiqni spinën nga
priza.
KUJDES!
Ju sugjerojmë që veprimet e
mëposhtme t'i kryeni së
bashku me një person tjetër,
i cili do t'i mbajë të
palëvizshme dyert e pajisjes
gjatë procesit.
1. Zhvidhosni dy vidhat në pjesën e
pasme.
2. Shtyjeni pas pjesën e sipërme dhe
ngrijeni atë.
SHQIP 15
Comentarios a estos manuales