
shtypur apo e dëmtuar mund të
mbinxehet e mund të shkaktojë
zjarr.
3.
Sigurohuni që priza e pajisjes të jetë
lehtësisht e arritshme.
4.
Mos e tërhiqni spinën nga kablloja.
5.
Nëse priza e ushqimit është e liruar,
mos futni në të spinën elektrike. Ka
rrezik goditjeje elektrike ose zjarri.
6.
Nuk duhet ta vini në punë pajisjen
pa kapakun e llambës së
brendshme (nëse është parashikuar
kapaku i llambës).
• Kjo pajisje është e rëndë. Bëni kujdes
kur e lëvizni atë.
• Mos hiqni dhe mos prekni sende nga
dhomëza e ngrirjes nëse i keni duart të
njoma, pasi kjo mund të shkaktojë
dëmtim të lëkurës ose djegie të
shkaktuara nga bryma/ngrirësi.
• Shmangni ekspozimin e gjatë të pajisjes
në dritën e drejtpërdrejtë të diellit.
• Llambat e përdorura (nëse është
parashikuar llamba) në këtë pajisje janë
llamba të posaçme të zgjedhura vetëm
për pajisje shtëpiake. Ato nuk janë të
përshtatshme për t'u përdorur për
ndriçim dhome.
1.3 Përdorimi i përditshëm
• Mos vendosni enë të nxehta mbi pjesët
plastike të pajisjes.
• Mos ruani brenda në pajisje gaz dhe
lëng të ndezshëm, pasi këto mund të
shpërthejnë.
• Këshillat e prodhuesit të pajisjes për
ruajtjen e ushqimeve, duhet t'i ndiqni
me përpikëri. Shikoni udhëzimet
përkatëse.
1.4 Kujdesi dhe pastrimi
• Përpara se të kryeni veprime për
mirëmbajtjen e pajisjes, fikeni atë dhe
hiqeni nga priza.
• Mos e pastroni pajisjen me objekte
metalike.
• Mos përdorni objekte me majë për të
hequr brymën nga pajisja. Përdorni një
kruajtëse plastike.
• Kontrolloni rregullisht sistemin kullues të
frigoriferit nëse ka mbetur në të ujë i
ngrirë. Nëse është e nevojshme,
pastroni filtrin e kullimit. Nëse tubi
kullues është i bllokuar, uji do të
mblidhet në fundin e pajisjes.
1.5 Instalimi
Për lidhjet elektrike ndiqni me
kujdes udhëzimet e dhëna në
paragrafët e veçantë.
• Shpaketoni pajisjen dhe kontrolloni
nëse ka dëmtime. Mos e lidhni pajisjen
nëse ajo është e dëmtuar. Raportoni
menjëherë dëmtimet e mundshme në
vendin ku keni blerë pajisjen. Në këtë
rast, ruajeni paketimin.
• Është e këshillueshme të prisni të
paktën katër orë përpara se të lidhni
pajisjen, për t'i lejuar vajit të rrjedhë në
kompresor.
• Rrotull pajisja duhet të ketë një
qarkullim të mjaftueshëm të ajrit, pasi
mungesa e tij do të shkaktonte
mbinxehje. Për të arritur ventilim të
mjaftueshëm, ndiqni udhëzimet
përkatëse për instalimin.
• Aty ku është e mundur, pjesa e pasme
e produktit duhet të vendoset pas murit
për të shmangur prekjen ose kapjen e
pjesëve të nxehta (kompresorit,
kondensatorit), e për të shmangur
djegie të mundshme.
• Pajisja nuk duhet vendosur pranë
radiatorëve apo sobave.
• Sigurohuni që spina të jetë e arritshme
pas montimit të pajisjes.
• Lidheni vetëm me ujë të pijshëm (Nëse
nuk parashikohet lidhja me ujin).
1.6 Shërbimi
• Çdo ndërhyrje elektrike e nevojshme
për instalimin e kësaj pajisjeje, duhet
kryer nga një elektriçist i kualifikuar ose
nga një person i aftë.
• Shërbimi i këtij produkti duhet të kryhet
nga një Qendër e autorizuar Shërbimi,
si dhe duhen përdorur vetëm pjesë
këmbimi origjinale.
1.7 Mbrojtja e Mjedisit
Kjo pajisje nuk përmban gazra që
mund të dëmtojnë shtresën e
ozonit në qarkun e ftohësit apo në
materialet izoluese. Pajisja nuk
4
www.electrolux.com
Comentarios a estos manuales