
3.2 Sistemimi i verës
Dhomëza e sipërme:
Temperatura mund të përshtatet mes +6
dhe +11°C. Kjo dhomëz është ideale për
verëra, veçanërisht për verëra të reja të
kuqe dhe të bardha që duhen konsumuar
menjëherë. Dhomëza pune me temperatura
të diferencuara.
Dhomëza e poshtme:
Temperatura mund të përshtatet mes + 11
dhe + 18°C. Kjo dhomëz është ideale për
ruajtjen dhe rafinimin e verërave të kuqe
ose të bardha për periudha të gjata.
Temperaturat e kësaj dhomëze janë të
përshtatshme për ruajtjen e verërave të
vjetruara dhe me aromë të fortë.
Shtrijini shishet në mënyrë të tillë që tapat
të mos thahen.
Mbajeni verën në ambient të errët. Dera
është e prodhuar me dopjo xham të
errësuar kundër rrezeve UV, për ta mbrojtur
verën nga drita në rast se frigoriferi është i
vendosur në një vend me dritë.
Shmangni ndezjen shumë të shpeshtë të
dritës së pajisjes ose lënien ndezur për
kohë të gjatë. Vera ruhet më mirë në
ambient të errët.
Mbajini me kujdes shishet, për të shmangur
trazimin e verës.
Ndiqni rekomandimet dhe këshillat e marra
në kohën e blerjes ose të dhëna në
dokumentacionin teknik lidhur me cilësinë,
jetëgjatësinë dhe temperaturën më të mirë
të ruajtjes së verës.
3.3 Këshilla rreth ruajtjes
Koha e ruajtjes së verës varet nga vjetrimi,
lloji i rrushit, përmbajtja e alkoolit dhe niveli i
fruktozës dhe taninës që ka ajo. Në kohën
e blerjes, shikoni nëse vera e ka arritur
vjetrimin apo nëse do të përmirësohet me
kalimin e kohës.
Temperaturat e rekomanduara të
ruajtjes:
• Për shampanjë dhe verëra të gazuara,
ndërmjet 6 dhe 8°C
• Për verëra të bardha, ndërmjet 10 dhe
12°C
• Për verëra rozë ose të kuqe të çelura,
ndërmjet 12 dhe 16°C
• Për verëra të kuqe të vjetruara, 14 -16°C
Kur vendosni shishe të ndryshme njëra mbi
tjetrën, sigurohuni që ato të mos prekin
pllakën ftohëse të frigoriferit.
SHQIP 7
Comentarios a estos manuales