Electrolux ESF2300OK Manual de usuario Pagina 11

  • Descarga
  • Añadir a mis manuales
  • Imprimir
  • Pagina
    / 72
  • Tabla de contenidos
  • MARCADORES
  • Valorado. / 5. Basado en revisión del cliente
Vista de pagina 10
Nisja e një programi me shtyrjen
e fillimit të programit
1. Vendosni programin.
2. Shtypni butonin e shtyrjes së
programit vazhdimisht derisa ekrani të
tregojë kohën e shtyrjes që doni të
vendosni (nga 1 deri në 19 orë).
Koha e shtyrjes së programit pulson
në ekran.
Treguesi i shtyrjes ndizet.
3. Mbyllni derën e pajisjes. Fillon
numërimi mbrapsht.
Ekrani tregon numërimin mbrapsht
të shtyrjes së programit që ulet me
hapa prej 1 ore.
Kur përfundon numërimi mbrapsht,
fillon programi.
Hapja e derës ndërkohë që
pajisja punon
Nëse e hapni derën, pajisja ndalon. Kur e
mbyllni derën, pajisja vazhdon nga pika ku
u ndërpre.
Anulimi i shtyrjes së programit
ndërsa funksionon numërimi
mbrapsht
Shtypni butonin Reset derisa:
Treguesi i shtyrjes fiket.
Në ekran shfaqen 2 vija horizontale të
statusit.
Treguesit e butonave të programit
qëndrojnë të ndezur.
Kur anuloni një shtyrje programi,
pajisja kthehet në modalitetin e
cilësimit. Duhet të vendosni
programin përsëri.
Anulimi i programit
Shtypni butonin Reset derisa:
Në ekran shfaqen 2 vija horizontale të
statusit.
Treguesit e butonave të programeve
ndizen.
Sigurohuni që të ketë detergjent
në kutinë e detergjentit përpara se
të filloni një program të ri.
Në përfundim të programit
Kur programi përfundon, treguesi i
përfundimit ndizet dhe ekrani tregon 0.
1.
Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për të
çaktivizuar pajisjen.
2.
Mbyllni rubinetin e ujit.
Nëse nuk e çaktivizoni pajisjen,
pas 3 minutave nga përfundimi i
programit:
Të gjithë treguesit fiken
Në ekran shfaqet 1 vijë
horizontale e statusit.
Kjo ndihmon për uljen e
konsumit të energjisë.
Shtypni një nga butonat (jo
butonin ndezje/fikje), ekrani dhe
treguesit ndizen përsëri.
Lërini enët të ftohen para se t'i
hiqni ato nga pajisja. Enët e
nxehta mund të dëmtohen
lehtë.
8. UDHËZIME DHE KËSHILLA
8.1 Zbutësi i ujit
Uji i fortë përmban një sasi të lartë
mineralesh që mund të shkaktojnë
dëmtimin e pajisjes dhe rezultate të këqija
në larje. Zbutësi i ujit i neutralizon këto
minerale.
Kripa e enëlarëses e mban zbutësin e ujit
të pastër dhe në gjendje të mirë. Është e
rëndësishme që të vendosni nivelin e
duhur të zbutësit të ujit. Kjo bën të
mundur që zbutësi i ujit të përdorë sasinë
e duhur të kripës së enëlarëses dhe të ujit.
SHQIP 11
Vista de pagina 10
1 2 ... 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 ... 71 72

Comentarios a estos manuales

Sin comentarios