Electrolux ESF47020XR Manual de usuario Pagina 7

  • Descarga
  • Añadir a mis manuales
  • Imprimir
  • Pagina
    / 20
  • Tabla de contenidos
  • MARCADORES
  • Valorado. / 5. Basado en revisión del cliente
Vista de pagina 6
Treguesit
Ndizet kur vendosni programin e larjes Eco .
Ndizet kur vendosni programin e larjes Glass .
Ndizet kur vendosni programin e larjes Rinse .
1) Kur mbajtësja e kripës dhe/ose shpëlarësit janë bosh, dritat treguese përkatëse nuk do të ndizen gjatë procesit të
programit të larjes.
Butoni On/off (ndezje/fikje)
Shtypeni këtë buton për të aktivizuar ose
çaktivizuar funksionin e shumëfishtë.
Dhjetë minuta pas përfundimit të programit
të larjes, funksioni Auto Off e çaktivizon
automatikisht pajisjen. Kjo ndihmon për të
kursyer energji.
Ekrani
Në ekran shfaqet:
Përshtatja elektronike e nivelit të zbutësit
të ujit
Aktivizimi dhe çaktivizimi i folesë së
shpëlarësit (vetëm me funksionin multitab
të aktivizuar)
Koha e një programi larjeje
Koha e mbetur deri në përfundim të
programit të larjes
Përfundimi i një programi larjeje (në ekran
do të shfaqet një zero)
Koha e fillimin të shtyrjes së programit
Kodet e alarmit.
Butoni i vonimit të nisjes
Shtypeni këtë buton vazhdimisht për të
shtyrë fillimin e programit të larjes nga 1 në
24 orë.
Butoni i kursimit të energjisë
Ky funksion ul temperaturën në fazën e
tharjes. Konsumimi i energjisë ulet me 25%.
Enët mund të jenë të lagura në fund të
programit kur hapni derën e pajisjes. Ne u
rekomandojmë që ta mbani derën paksa të
hapur dhe t'i lini enët të thahen.
Shtypni këtë buton për ta aktivizuar këtë
funksion. Treguesi përkatës ndizet.
Butoni i funksionit të shumëfishtë
Shtypeni këtë buton për të aktivizuar ose
çaktivizuar funksionin e shumëfishtë.
Referojuni kapitullit "Funksioni i
shumëfishtë".
Butoni i përzgjedhjes së programit
Shtypni një nga këta butona vazhdimisht
derisa treguesi i programit të larjes të
ndizet. Referojuni kapitullit "Programet e
larjes".
Butoni i anulimit
Shtypni këtë buton për të anuluar
programin e larjes në proces. Referojuni
kapitullit "Vendosja dhe startimi i një
programi larjeje".
Butonat e funksionit
Me këto butona ju mund të:
Rregulloni elektronikisht nivelin e zbutësit
të ujit. Referojuni kapitullit 'Vendosja e
zbutësit të ujit'.
Aktivizoni dhe çaktivizoni shpërndarësin e
shpëlarësit (vetëm kur funksioni i
shumëfishtë është i ndezur). Referojuni
kapitullit "Si të veprojmë nëse...".
PËRDORIMI I PAJISJES
1. Sigurohuni që niveli i vendosur i zbutësit
të ujit të përkojë me fortësinë e ujit në
zonën tuaj. Nëse jo, përshtatni zbutësin
e ujit.
2. Mbusheni folenë e kripës me kripë për
enëlarëse.
3. Mbushni folenë shpërndarëse të
shpëlarësit me ndihmësin për
shpëlarjen.
4. Mbusheni enëlarësen me takëme dhe
enë.
5. Përzgjidhni programin e duhur të larjes
sipas llojit të ngarkesës dhe të ndotjes.
6. Mbusheni folenë shpërndarëse të
detergjentit me sasinë e duhur
detergjentit.
7. Niseni programin e larjes.
electrolux 7
Vista de pagina 6
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 ... 19 20

Comentarios a estos manuales

Sin comentarios