
Programi
1)
Energjia (kWh) Uji (litra)
0,6 - 0,7 10 - 11
1) Në ekran shfaqet koha e programit.
Presioni dhe temperatura e ujit,
ndryshimet në furnizimin me energji
elektrike dhe sasia e enëve të
ngarkuara mund t'i ndryshojnë vlerat e
konsumit.
KUJDESI DHE PASTRIMI
Heqja dhe pastrimi i filtrave
Filtrat e ndotur përkeqësojnë rezultatet e
larjes.
Megjithëse mirëmbajtja e këtyre filtrave
është shumë e ulët, bëni kontrolle të
herëpashershme dhe nëse është e
nevojshme t'i pastroni ato.
1. Rrotullojeni filtrin (A) në drejtimin e
kundërt të akrepave të orës dhe hiqeni
nga filtri (B).
A
B
2. Filtri (A) ka dy pjesë. Për të çmontuar
filtrin, tërhiqini nga njëri-tjetri.
3. Pastrojini pjesët plotësisht me ujë.
4. Vendosini dy pjesët e filtrit (A) bashkë
dhe shtyjini. Sigurohuni që ato të jenë
futur siç duhet me njëra-tjetrën.
5. Hiqeni filtrin (B).
6. Pastrojeni filtrin (B) plotësisht me ujë.
7. Vendoseni filtrin (B) në pozicionin e tij
fillestar. Sigurohuni që të jetë futur siç
duhet te dy udhëzuesit (C).
C
8. Vendoseni filtrin (A) në pozicion brenda
filtrit (B). Rrotullojeni filtrin (A) në drejtim
të akrepave të orës derisa të kyçet.
Pastrimi i krahëve spërkatës
Mos i çmontoni krahët spërkatës.
Nëse vrimat në krahët spërkatës bllokohen,
hiqni mbeturinat e mbetura me një objekt të
hollë me maj.
Pastrimi i sipërfaqeve të jashtme
Pastroni sipërfaqet e jashtme të pajisjes dhe
panelin e kontrollit me një leckë të butë dhe
të njomë.
Përdorni vetëm detergjente neutrale.
Mos përdorni produkte gërryese, materiale
pastruese të ashpra ose tretës (p.sh.
aceton).
electrolux 13
Comentarios a estos manuales