Electrolux ESI67040XR Manual de usuario Pagina 7

  • Descarga
  • Añadir a mis manuales
  • Imprimir
  • Pagina
    / 20
  • Tabla de contenidos
  • MARCADORES
  • Valorado. / 5. Basado en revisión del cliente
Vista de pagina 6
Dritat treguese
Kursyesi i energjisë Ndizet kur aktivizoni funksionin e kursimit të energjisë. Lexoni seksionin
'Butoni i kursimit të energjisë'.
1) Kur foleja e kripës dhe/ose shpëlarësit janë bosh, dritat treguese përkatëse nuk do të ndizen gjatë procesit të programit
të larjes.
Butoni i anulimit
Me anë të këtij butoni, mund të anuloni një
program larës ose mund të shtyni fillimin e një
programi. Referojuni kapitullit "Përzgjedhja
dhe startimi I një programi larës".
Butonat e përzgjedhjes së programit
Me anë të këtyre butonave mund të zgjidhni
programin e larjes. Shtypni një nga butonat
disa herë radhazi derisa të ndizet drita
treguese e programit të kërkuar.
Referojuni kapitullit 'Programet e larjes' për
hollësi të mëtejshme lidhur me programet e
larjes.
Butoni i shumëfishtë
Shtypeni këtë buton për të aktivizuar/
çaktivizuar funksionin e shumëfishtë.
Referojuni kapitullit "Funksioni i shumëfishtë".
Butoni i kursimit të energjisë
Ky funksion ul temperaturën në fazën e
tharjes. Kursimi i energjisë shkon nga 10%
deri 25%.
Enët mund të jenë të njoma në fund të
programit. Jkëshillojmë që të hapni
derën e enëlarëses dhe ta mbani atë pak
hapur për t'i lënë enët të thahen.
Ky funksion mund të përdoret me të gjitha
programet e larjes. Drita treguese përkatëse
ndizet kur shtypni butonin.
Funksioni i kursimit të energjisë nuk ka efekt
në disa programe. Referojuni kapitullit
'Programet e larjes'.
Butoni i shtyrjes së fillimit të programit
Përdorni këtë buton për të shtyrë fillimin e
programit të larjes me një interval nga 1 në
24 orë. Referojuni kapitullit "Përzgjedhja dhe
startimi I një programi larës".
Ekrani
Në ekran shfaqet:
Përshtatja elektronike e nivelit të zbutësit
të ujit.
Aktivizimi/çaktivizimi i shpërndarësit të
shpëlarësit (vetëm me funksionin e
shumëfishtë të aktivizuar).
Kohëzgjatja e programit të larjes.
Koha e mbetur deri në përfundim të
programit të larjes.
Përfundimi i një programi larjeje. Në ekran
shfaqet një zero.
Koha e mbetur deri në shtyrjen e fillimit.
Kodet e defektit.
Butonat e funksionit
Përdorni butonat e funksionit për këto
procese:
Për të përshtatur në mënyrë elektronike
nivelin e zbutësit të ujit. Referojuni kapitullit
"Vendosja e zbutësit të ujit".
Për të aktivizuar/çaktivizuar shpërndarësin
e shpëlarësit kur funksioni i shumëfishtë
është i ndezur. Referojuni kapitullit "Si të
veprojmë nëse...".
Modaliteti i përzgjedhjes
Pajisja duhet të jetë në modalitetin e
përzgjedhjes për këto procese:
Për të zgjedhur dhe për të filluar një
program larjeje dhe/ose një shtyrje të
fillimit.
Për të përshtatur në mënyrë elektronike
nivelin e zbutësit të ujit.
Për të aktivizuar/çaktivizuar shpërndarësin
e shpëlarësit.
Shtypni butonin on/off (ndezje/fikje). Pajisja
është në modalitetin e përzgjedhjes, kur:
Gjithë dritat e programeve ndizen.
Shtypni butonin on/off (ndezje/fikje). Pajisja
nuk është në modalitetin e përzgjedhjes, kur:
Vetëm drita e një programi ndizet.
Ekrani tregon kohëzgjatjen e programit të
larjes ose shtyrjen e fillimit.
Duhet të anuloni programin ose shtyrjen
e fillimit për t’u kthyer në modalitetin e
përzgjedhjes. Referojuni kapitullit
"Përzgjedhja dhe startimi I një programi
larës".
electrolux 7
Vista de pagina 6
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 ... 19 20

Comentarios a estos manuales

Sin comentarios