Electrolux ESL47020 Manual de usuario Pagina 8

  • Descarga
  • Añadir a mis manuales
  • Imprimir
  • Pagina
    / 28
  • Tabla de contenidos
  • MARCADORES
  • Valorado. / 5. Basado en revisión del cliente
Vista de pagina 7
5. Për të regjistruar procesin, fikni
enëlarësen duke shtypur butonin On/Off.
Përdorimi I kripës në enëlarëse
Paralajmërim
Përdorni vetëm kripën e prodhuar
posaçërisht për përdorim në enëlarëse. Të
gjitha llojet e tjera të kripës që nuk janë të
përshtatshme për përdorimin në enëlarëse,
veçanërisht tabletat e kripës, do të dëmtojnë
impiantin e zbutjes së ujit. Hidheni kripën
brenda , vetëm përpara se të filloni një nga
programet e plota të larjes. Kjo do të pengojë
çdo grimcë të kripës apo ujë të kripur, që
mund të jetë shpërndarë, të depozitohen në
fund të pajisjes për çdo periudhë kohore, gjë
që mund të sjellë gërryerje.
Për hedhjen në pajisje:
1. Hapni derën, nxirrni jashtë koshin e
poshtëm dhe zhvidhosni kapakun e
mbajtëses së kripës duke e rrotulluar atë
në drejtim kundërorar.
2. Hidhni 1 litër ujë brenda në mbajtëse (kjo
është e nevojshme vetëm përpara se
të hidhni kripën për herë të parë) .
3. Me anën e hinkës që keni marrë bashkë
me pajisjen, hidhni kripën derisa
mbajtësja të jetë mbushur plot.
4. Rivendoseni kapakun duke u siguruar se
nuk ka mbetur asnjë gjurmë kripe në
vidën e filetuar ose në guarnicion.
5. Rivendoseni kapakun sërish duke e
rrotulluar në drejtim orar, derisa të ndalojë
me një kërcitje.
Mos u shqetësoni nëse uji derdhet nga
njësia kur jeni duke hedhur kripën, kjo
është më se normale.
Drita treguese e kripës në panelin e
kontrollit mund të mbetet e ndezur
për 2-6 orë pasi keni rimbushur
mbajtësen me kripë, nëse
enëlarësja do të qëndrojë e ndezur.
Nëse përdorni kripëra, të cilave u
duhet më shumë kohë që të
shkrijnë, atëherë kjo mund të
kërkojë më shumë kohë.
Funksionimi normal i pajisjes nuk
ndikohet.
Përdorimi I lëndës shpëlarëse
Paralajmërim Përdorni vetëm
shpëlarës origjinalë të përshtatshëm për
enëlarëse.
Mos e mbushni kurrë folenë e
shpëlarësit me substanca të tjera (p.sh.
agjentë pastrues për enëlarësen,
detergjent të lëngshëm). Kjo do ta
dëmtonte pajisjen.
8 electrolux
Vista de pagina 7
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 ... 27 28

Comentarios a estos manuales

Sin comentarios