Electrolux ESL67040R Manual de usuario Pagina 11

  • Descarga
  • Añadir a mis manuales
  • Imprimir
  • Pagina
    / 20
  • Tabla de contenidos
  • MARCADORES
  • Valorado. / 5. Basado en revisión del cliente
Vista de pagina 10
Lugët përziejini me takëme të tjera për të
mos lejuar që të ngjiten me njëra-tjetrën.
Kur fusni artikuj në kosh, sigurohuni që uji
t'i prekë të gjitha sipërfaqet.
Vendosni artikujt e lehtë në koshin e
sipërm. Sigurohuni që artikujt të mos
lëvizin.
Pikat e ujit mund të grumbullohen mbi
artikujt plastikë dhe tiganët që nuk
ngjisin.
PËRZGJEDHJA DHE STARTIMI I NJË PROGRAMI LARËS
Përzgjidhni dhe filloni një program të
larjes pa vonim të nisjes
1. Ndizni pajisjen.
2. Sigurohuni që pajisja të jetë në
modalitetin e përzgjedhjes.
3. Zgjidhni një program larës. Referojuni
kapitullit 'Programet e larjes'.
Në ekran shfaqet numri i programit të
larjes.
4. Nëse është e nevojshme, përzgjidhni
një ose më shumë funksione.
5. Mbylleni derën e pajisjes. Programi i
larjes fillon automatikisht.
Përzgjidhni dhe filloni një program të
larjes me vonim të nisjes
1. Ndizeni pajisjen dhe përzgjidhni një
program të larjes.
2. Shtypni disa herë butonin e vonimit
nisjes deri sa ekrani të tregojë numrin e
duhur të orëve të vonimit të nisjes.
3. Mbylleni derën e pajisjes.
Numërimi mbrapsht fillon
automatikisht.
Kur numërimi mbrapsht ka
përfunduar, programi i larjes fillon
automatikisht.
Hapja e derës shkakton ndërprerjen e
numërimit mbrapsht. Kur mbyllni derën,
numërimi mbrapsht vazhdon nga pika
e ndërprerjes.
Ndërprerja e programit të larjes
Hapni derën e enëlarëses.
Programi i larjes ndalon.
Mbylleni derën e pajisjes.
Programi i larjes vazhdon nga pika ku u
ndërpre.
Si të anuloni programin e larjes ose
vonimin e nisjes
Nëse programi i larjes ose vonimi i
nisjes nuk ka filluar, ju mund ta
ndryshoni përzgjedhjen.
Kur një program larjeje ose një vonim i
nisjes janë në proces, nuk është e
mundur që të ndërroni përzgjedhjen.
Duhet ta anuloni programin e larjes ose
vonimin e nisjes për të bërë një
përzgjedhje të re.
Kur anuloni vonimin e nisjes, kjo
automatikisht anulon përzgjedhjen e
programit të larjes. Në këtë rast duhet
ta përzgjidhni programin larës sërish.
1. Shtypni dhe mbani shtypur butonin e
anulimit derisa në ekran të shfaqen dy
vija horizontale.
2. Sigurohuni që ka detergjent në
shpërndarësin e detergjentit përpara se
të filloni një program të ri larjeje.
Në përfundim të programit të larjes
Pajisja ndalon automatikisht.
Do të dëgjohen sinjalet akustike.
1. Hapni derën e enëlarëses.
Në ekran shfaqet 0.
Drita treguese e përfundimit të
programit është e ndezur.
2. Fikni pajisjen.
3. Për rezultate më të mira tharjeje,
mbajeni derën gjysmë të hapur për disa
minuta.
Pajisja fiket automatikisht përsëri pas
10 minutash nga fundi i programit të
larjes.
Hiqini artikujt nga koshat.
Lërini enët të ftohen para se t’i hiqni ato
nga pajisja. Enët e nxehta mund të
dëmtohen lehtë.
electrolux 11
Vista de pagina 10
1 2 ... 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 ... 19 20

Comentarios a estos manuales

Sin comentarios