
rrjedhje në zorrën e hyrjes së ujit, valvula
e sigurisë e ndërpret rrjedhjen e ujit.
– Bëni kujdes kur lidhni zorrën e hyrjes
së ujit:
– Mos e futni në ujë zorrën e hyrjes së
ujit ose valvulën e sigurisë.
– Nëse zorra e hyrjes së ujit ose
valvula e sigurisë është dëmtuar,
hiqni menjëherë spinën elektrike nga
priza.
– Kontaktoni qendrën e shërbimit që
të zëvendësojë zorrën e hyrjes së ujit
me valvul sigurie.
Paralajmërim Tension i
rrezikshëm.
Lidhja elektrike
• Pajisja duhet tokëzuar.
• Sigurohuni që të dhënat elektrike në
pllakën e klasifikimit të jenë në përputhje
me furnizimin me energji të banesës tuaj.
• Përdorni gjithmonë një prizë me tokëzim
të instaluar mirë.
• Mos përdorni spina me shumë hyrje,
bashkues dhe kabllo zgjatues. Ka rrezik
zjarri.
• Mos e zëvendësoni ose ndërroni kabllon
kryesore elektrike. Kontaktoni qendrën e
shërbimit.
• Bëni kujdes të mos shtypni ose të
shkaktoni dëmtime të spinës dhe kabllos
kryesore elektrike mbrapa pajisjes.
• Sigurohuni që spina të jetë e arritshme
pas montimit të pajisjes.
• Mos e tërhiqni kabllon e ushqimit për të
shkëputur pajisjen nga korrenti. Tërhiqeni
gjithmonë nga spina.
Drita e brendshme
Kjo pajisje ka një dritë të brendshme, e cila
ndizet kur hapet dera dhe fiket kur dera
mbyllet.
Paralajmërim Rrezatim LED i
dukshëm, mos e shihni dritën
drejtpërdrejt.
Llamba LED është e klasifikuar CLASS 2 në
përputhje me IEC 60825-1: 1993 +
A1:1997 + A2:2001.
Gjatësia e valës së emetuar: 450 nm
Fuqia maksimale e emetuar: 548 μW
Për të zëvendësuar dritën e
brendshme, lidhuni me qendrën e
shërbimit.
Shkëputeni pajisjen nga priza përpara
se të zëvendësoni dritën e brendshme.
Qendra e shërbimit
• Vetëm një inxhinier i autorizuar mund të
riparojë ose të punojë me pajisjen.
Kontaktoni një qendër shërbimi të
autorizuar.
• Përdorni vetëm pjesë këmbimi origjinale.
Hedhja e pajisjes
• Për të parandaluar rrezikun e lëndimeve
ose dëmtimeve fizike:
– Shkëputeni pajisjen nga priza.
– Prejeni kabllon e rrymës dhe hidheni atë.
– Hidhni mbajtësen e derës. Kjo i
parandalon fëmijët ose kafshët e vogla
që të mbyllen brenda pajisjes. Ka rrezik
asfiksimi.
Paralajmërim Detergjentët e
enëlarëses janë të rrezikshëm dhe
mund të shkaktojnë gërryerje!
• Nëse ndodh ndonjë aksident me
këta detergjentë, kontaktoni
menjëherë qendrën tuaj rajonale të
helmimit dhe një doktor.
• Nëse detergjenti hyn në gojë,
kontaktoni menjëherë qendrën tuaj
rajonale të helmimit dhe një doktor.
• Nëse detergjenti hyn në sy,
kontaktoni menjëherë një doktor dhe
lagini sytë me ujë.
• Mbajini detergjentet e enëlarëses në
një vend të sigurt ku nuk mund t'i
kapin fëmijët.
• Mos e mbani derën e pajisjes hapur
kur ka detergjent në shpërndarësin e
detergjentit.
• Mbusheni shpërndarësin e
detergjentit vetëm përpara se të
filloni një program larjeje.
4 electrolux
Comentarios a estos manuales