
3.2 Pozicionimi dhe nivelimi
Rregulloni pajisjen saktësisht për të
parandaluar dridhjen, zhurmën dhe
lëvizjen e pajisjes kur është në punë.
1. Instalojeni pajisjen mbi një dysheme
të fortë e të sheshtë. Pajisja duhet të
jetë e niveluar dhe e palëvizshme.
Kontrolloni që pajisja të mos prekë
murin apo pajisje të tjera dhe që të
ketë qarkullim të ajrit poshtë pajisjes.
2. Lironi ose shtrëngoni këmbëzat për
të rregulluar nivelin. Të gjitha këmbët
duhet të qëndrojnë mirë mbi
dysheme.
PARALAJMËRIM!
Mos vendosni karton,
dru apo materiale të tjera
poshtë këmbëzave të
pajisjes për të rregulluar
nivelin.
3.3 Zorra e furnizimit me ujë
PARALAJMËRIM!
Sigurohuni që zorrët të mos
kenë dëmtime dhe që të
mos ketë rrjedhje nga
vendet e bashkimit. Mos
përdorni zorrë zgjatuese
nëse zorra e furnizimit me
ujë është tepër e shkurtër.
Kontaktoni me qendrën e
shërbimit për zëvendësimin
e zorrës së furnizimit të ujit.
1. Lidhni zorrën e hyrjes së ujit me
pjesën e pasme të pajisjes.
2. Pozicionojeni atë majtas ose djathtas
në varësi të pozicionit të rubinetit të
ujit. Sigurohuni që zorra e hyrjes së
ujit të mos jetë në pozicion vertikal.
3. Nëse është e nevojshme, lironi
dadon unazë për ta vendosur në
pozicionin e duhur.
4. Lidheni zorrën e furnizimit me ujë te
një rubinet uji me fileto 3/4".
3.4 Shkarkimi i ujit
Zorra e shkarkimit duhet të qëndrojë në
një lartësi jo më të vogël se 600 mm dhe
jo më të madhe se 1.000 mm.
Ju mund ta zgjasni zorrën e
shkarkimit maksimumi 4.000
mm. Kontaktoni me qendrën
e autorizuar të shërbimit për
zorrë tjetër shkarkimi dhe
për zgjatues.
Zorra e shkarkimit mund të lidhet në
mënyra të ndryshme:
1. Bëni një formë U-je me zorrën e
shkarkimit dhe vendoseni rreth
udhëzuesit prej plastike.
2. Në cepin e një lavamani -
Shtrëngojeni udhëzuesin me
www.electrolux.com8
Comentarios a estos manuales