
Furnizimi me ujë
1
2
Në rast nevoje lëvizni tubin e hyrjes në drejtimin
që tregohet në figurën nr. 1. Për ta bërë këtë
lironi dadon e unazës së tubit të hyrjes dhe
poziciononi tubin e hyrjes me drejtim poshtë
ashtu si tregohet në figurën nr. 1. Shtrëngoni
përsëri dadon e unazës dhe sigurohuni që të
mos ketë rrjedhje. Hapni rubinetin e ujit.
Kontrolloni që të mos ketë rrjedhje. Zorra e hyrjes
së ujit nuk mund të zgjatet. Nëse zorra është
shumë e shkurtër, ju lutemi kontaktoni shërbimin
e klientit.
Kullimi
Vendoseni elementin
në formë U-je në zorrën
e kullimit. Vendosini të
gjitha në një pikë kullimi
(ose lavaman) në një
lartësi prej 70 dhe 100
cm. Sigurohuni që
është pozicionuar në
mënyrë të sigurt. Ajri
duhet të hyjë në fund të
zorrës, për të
shmangur rrezikun e kthimit në një sifon.
MINI 70 cm
MAXI 100 cm
Zorra e kullimit nuk duhet të tendoset kurrë. Nëse
zorra është shumë e shkurtër, kontaktoni një
inxhinier.
Lidhja elektrike
Kjo lavatriçe duhet të lidhet vetëm me një mono-
fazë 230 V. Kontrolloni vlerat e siguresës: 13 A
për 230 V. Pajisja nuk duhet lidhur me një prizë
zgjatuese ose me një përshtatës me shumë
hyrje. Sigurohuni që priza të jetë tokëzuar dhe që
kjo të jetë në përputhje me normat aktuale.
Pozicionimi i pajisjes
Vendoseni pajisjen mbi një sipërfaqe të ngurtë të
sheshtë në një vend të ajrosur. Sigurohuni që
pajisja të mos bjerë në kontakt me murin ose me
mobiliet e tjera. Nivelimi i saktë shmang dridhjet,
zhurmën dhe nuk lejon që pajisja të lëvizë gjatë
punës.
AMBIENTI
Hedhja e pajisjes
Gjithë materialet që përmbajnë simbolin
janë të riciklueshme. Hidhini ato në një vend-
grumbullimi plehrash (pyesni pranë autoriteteve
lokale) për grumbullimin dhe riciklimin. Kur e
hidhni pajisjen, hiqni gjithë pjesët që mund të
jenë të rrezikshme për të tjerët: hiqni kabllin e
ushqimit me energji elektrike nga bazamenti i
pajisjes.
Simboli
mbi produkt ose mbi ambalazhin e tij,
tregon se ky produkt nuk duhet të trajtohet si
mbeturinë e zakonshme shtëpiake. Përkundrazi,
ai duhet të dorëzohet në pikën e grumbullimit të
pajisjeve të riciklueshme elektrike dhe elektronike.
Duke u siguruar se ky produkt mënjanohet në
mënyrën e duhur, ju ndihmoni në shmangien e
pasojave negative të mundshme për ambientin
dhe shëndetin e njeriut, çka do të shkaktohej
përndryshe nga mënjanimi i papërshtatshëm i
këtij produkti. Për informacione më të detajuara
rreth riciklimit të këtij produkti, lutemi kontaktoni
zyrën tuaj lokale të bashkisë, shërbimin e
mbeturinave shtëpiake ose dyqanin ku keni blerë
produktin.
Mbrojtja e ambientit
Për të kursyer ujin dhe energjinë si dhe për
të ndihmuar në mbrojtjen e ambientit, ju
këshillojmë si më poshtë:
• Sa herë të jetë e mundur, përdoreni pajisjen
me kapacitetin e saj të plotë dhe shmangni
ngarkesa të pjesshme.
• Përdorni vetëm programet e paralarjes dhe
njomjes për teshat shumë të ndotura.
• Përdorni një sasi të përshtatshme detergjenti
për fortësinë e ujit, sasinë e ngarkesës dhe
nivelin e ndotjes së teshave.
electrolux 11
Comentarios a estos manuales