Electrolux EWF1487HDW2 Manual de usuario Pagina 21

  • Descarga
  • Añadir a mis manuales
  • Imprimir
  • Pagina
    / 64
  • Tabla de contenidos
  • MARCADORES
  • Valorado. / 5. Basado en revisión del cliente
Vista de pagina 20
Nëse vendosni një program
ose opsion që përfundon me
ujë në kazan, funksioni
FIKJA AUTOMATIKE nuk
çaktivizon pajisjen për t'ju
kujtuar të shkarkuar ujin.
11. UDHËZIME DHE KËSHILLA
11.1 Ngarkesa e rrobave
Ndajini rrobat në: të bardha, me
ngjyra, sintetike, delikate dhe të
leshta.
Zbatoni udhëzimet e larjes që
ndodhen në etiketat e kujdesit te
rrobat.
Mos lani së bashku rrobat e bardha
dhe ato me ngjyrë.
Disa rroba me ngjyra mund të zbehen
gjatë larjes së parë. Rekomandojmë
që t’i lani ato veçmas herët e para.
Kopsitni këllëfët e jastëkëve, mbyllni
zinxhirët, tokëzat dhe sustat. Lidhini
rripat.
Kthejini së prapthi rrobat me disa
shtresa, të leshtat dhe veshjet me
stampa.
Hiqini njollat e vështira me detergjent
të veçantë.
Lajini dhe trajtojini paraprakisht njollat
e vështira përpara se t’i vendosni
artikujt në kazan
Bëni kujdes me perdet. Hiqini kapëset
e tyre dhe futini perdet në një qese
për larje apo këllëf jastëku.
Mos lani rroba pa tegela ose me
prerje. Përdorni një trastë larjeje për
të larë rroba të vogla dhe/ose delikate
(p.sh. sytjena me tela, rripa, streçe
etj.).
Një ngarkesë shumë e vogël mund të
shkaktojë probleme balancimi gjatë
fazës së centrifugimit. Nëse ndodh
kjo, rregulloni manualisht artikujt
brenda tamburit dhe niseni sërish
fazën e centrifugimit.
Shmangni larjen e rrobave plot me
qime kafshësh ose me cilësi të dobët
tekstili që lëshojnë shumë push që
mund të bllokojnë qarkun e shkarkimit
duke sjellë kështu ndihmën e servisit.
Zbrazni xhepat dhe shpalosni rrobat.
11.2 Njollat e vështira
Për disa njolla, nuk mjafton uji dhe
detergjenti.
Rekomandojmë që këto njolla t'i trajtoni
përpara se të vendosni rrobat në pajisje.
Për këtë ka heqës të veçantë njollash.
Përdorni heqës të veçantë njollash që i
përshtaten llojit të njollës dhe pëlhurës.
11.3 Detergjentet dhe produktet
suplementare
Përdorni vetëm detergjente dhe
shtesa të prodhuara posaçërisht për
lavatriçe:
detergjentet në trajtë pluhuri për
të gjitha llojet e rrobave,
detergjentet në trajtë pluhuri për
rrobat delikate (40 °C maksimumi)
dhe të leshtat,
detergjentet në trajtë lëngu,
mundësisht për programe me
temperatura të ulëta (60 °C
maksimumi) për të gjitha llojet e
rrobave, ose të posaçme vetëm
për të leshtat.
Mos i përzieni llojet e ndryshme të
detergjenteve.
Për të ndihmuar mjedisin, mos
përdorni më shumë detergjent sesa
sasia e caktuar.
Zbatoni udhëzimet që gjeni tek
ambalazhi i këtyre produkteve.
SHQIP 21
Vista de pagina 20
1 2 ... 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 ... 63 64

Comentarios a estos manuales

Sin comentarios