Electrolux EWT10115W Manual de usuario Pagina 3

  • Descarga
  • Añadir a mis manuales
  • Imprimir
  • Pagina
    / 60
  • Tabla de contenidos
  • MARCADORES
  • Valorado. / 5. Basado en revisión del cliente
Vista de pagina 2
Udhëzimet për sigurinë
Ju lutemi lexoni me kujdes pikat e mëposhtme
përpara se të instaloni dhe të përdorni pajisjen tuaj.
Ruajeni këtë manual bashkë me pajisjen.
Siguria e përgjithshme
Mos modifikoni ose mos u përpiqni ta modifikoni
këtë pajisje. Kjo do t'ju vinte në rrezik.
Sigurohuni që të keni hequr nga teshat gjithë
monedhat, paramanat, karficat, vidhat etj.
përpara se të filloni një program larjeje. Nëse i
harroni aty gjatë larjes, ato mund ta dëmtojnë
seriozisht pajisjen.
Përdorni sasinë e rekomanduar të detergjentit.
Vendosni teshat e vogla bashkë )çorape, tipa,
etj.) në çanta të vogla të linjta ose në një kuti të
posaçme.
Pas përdorimit, hiqeni pajisjen nga priza dhe
mbyllni rubinetin e hyrjes së ujit.
Para se të pastroni apo mirëmbani pajisjen,
shkëputeni atë gjithmonë nga rrjeti elektrik.
Mos lani në lavatriçe tesha me fibra, të ashpra
apo të shqyera.
Instalimi
Shpaketoni ose kërkoni t'ua shpaketojnë
pajisjen sapo ta keni marrë. Kontrolloni pajisjen
nga jashtë për ndonjë dëmtim të mundshëm. I
raportoni shitësit tuaj për të gjitha dëmtimet nga
transportimi.
Hiqni të gjitha bulonat e transportit dhe paketimit
përpara se të instaloni pajisjen.
Lidhja me ushqimin me ujë duhet bërë nga një
hidraulik i kualifikuar.
Nëse qarku elektrik i shtëpisë tuaj ka nevojë të
përshtatet për të mundësuar lidhjen e pajisjes
me energjinë elektrik, kjo duhet kryer nga një
elektricist i kualifikuar.
Sigurohuni që, pas instalimit, kablloja i ushqimit
të mos ketë ngecur nën pajisje.
Nëse pajisja montohet mbi një dysheme të
shtruar me qilim, sigurohuni që qilimi të mos
pengojë vrimat e ajrimit që ndodhen në
bazamentin e pajisjes.
Pajisja duhet pajisur me një prizë me tokëzim, e
cila është në përputhje me rregulloret.
Përpara se të lidhni pajisjen tuaj me energjinë
elektrike, lexoni me kujdes udhëzimet në
kapitullin me emër "Lidhja elektrike".
Zëvendësimi i kabllos së ushqimit duhet
kryhet vetëm nga një inxhinier shërbimi i
autorizuar.
Prodhuesi nuk mban përgjegjësi për dëmtime
që vijnë si pasojë e një instalimi të pasaktë.
Masa paraprake që duhen marrë kundër
ngrirjes
Nëse pajisja është e vendosur në ambiente me
temperatura më të ulëta se 0°C, duhet të
ndërmerrni masat e mëposhtme:
Mbyllni rubinetin dhe zbërtheni tubin e hyrjes së
ujit.
Vendoseni skajin fundor të tubit të hyrjes së ujit
dhe atë të kullimit mbi një enë të vendosur në
dysheme.
Zgjidhni programin e Kullimit dhe lëreni të punojë
deri në fund të ciklit.
Shkëputeni pajisjen nga energjia elektrike duke
e rrotulluar çelësin e programeve në pozicionin
"
Ndalo"
.
Hiqni spinën nga priza e korrentit.
Zëvendësoni zorrën e kullimit dhe të hyrjes së
ujit.
Në këtë mënyrë, uji i mbetur në tuba do të kullojë
jashtë, duke shmangur çdo formim akulli, çka
mund të dëmtojë pajisjen tuaj.
Përpara se ta ndizni sërish pajisjen, sigurohuni që
të jetë instaluar në një zonë ku temperatura të mos
bjerë nën vlerat e ngrirjes.
Përdorimi
Pajisja juaj është projektuar për një përdorim
normal shtëpiak. Mos e përdorni pajisjen për
qëllime komerciale apo industriale ose për çdo
qëllim tjetër të ndryshëm nga ai për të cilin është
projektuar.
Referojuni udhëzimeve që gjeni në etiketën e
çdo teshe para se ta lani.
Mos vendosni tesha në lavatriçe që u janë hequr
njollat me benzinë, alkol, trikloretilen, etj. Nëse
keni përdorur heqës të tillë njollash, prisni derisa
këto produkte të kenë avulluar, përpara se të
futni teshat në lavatriçe.
Pajisja juaj është projektuar për t'u përdorur nga
të rriturit. Sigurohuni që fëmijët të mos fusin
duart ose të luajnë me të.
Si të vini në punë një cikël larjeje?
Përdorimi i parë
Sigurohuni që lidhjet elektrike dhe ato
hidraulike të jenë në përputhje me
udhëzimet e instalimit.
Hiqni nga kazani çdo kallëp bukëpeshku apo
çdo lloj materiali tjetër.
Bëni një cikël fillestar larjeje në 90°C, pa rroba
brenda por me detergjent për të pastruar
kazanin e ujit.
electrolux 3
Vista de pagina 2
1 2 3 4 5 6 7 8 ... 59 60

Comentarios a estos manuales

Sin comentarios