
Problemet Shkaqet
Pajisja dridhet dhe bën
zhurmë:
• nuk është hequr i gjithë ambalazhimi nga pajisja (shihni seksionin e
instalimit),
• pajisja nuk është në nivel dhe në ekuilibër,
• pajisja është vendosur shumë afër murit ose mobilieve,
• rrobat nuk janë shpërndarë njëtrajtësisht në kazan, pesha shumë e
vogël,
• pajisja funksionon me periudha, zhurma do të zhduket me kalimin e
kohës.
Cikli i larjes është shumë
i gjatë:
• filtrat e hyrjes së ujit janë të ndotur,
• është shkëputur korrenti ose ushqimi me ujë,
• është aktivizuar detektori i mbinxehjes së motorit,
• temperatura e hyrjes së ujit është më e ulët se zakonisht,
• është aktivizuar sistemi i sigurisë së detektimit të shkumës (shumë
detergjent) dhe lavatriçja ka filluar të zbrazë shkumën,
• është aktivizuar detektori i çekuilibrit: është shtuar një fazë shtesë për të
bërë një larje më të njëtrajtshme në kazan.
Lavatriçja ndalon gjatë
një cikli larjeje:
• ka probleme në ushqimin me ujë ose energji elektrike,
• është përzgjedhur Shpëlarja me pushim,
• mbërthyeset e kazanit janë të hapura.
Kapaku nuk hapet në
përfundim të ciklit:
• temperatura brenda në kazan është shumë e lartë,
• kapaku zhbllokohet 1 - 2 minuta pas përfundimit të ciklit.
Zbutësi rrjedh direkt në
kazan kur mbushet sirtari
i detergjenteve:
• keni tejkaluar shenjën treguese MAKSIMALE.
Butoni "Fillimi/
Ndërprerja"
1)
pulson në
ngjyrë të kuqe
2)
:
• kapaku nuk është mbyllur mirë,
• filtri i zbrazjes është bllokuar,
• zorra e zbrazjes së ujit është bllokuar ose është përthyer,
• zorra e zbrazjes është montuar shumë lart (shihni seksionin "Instalimi"),
• pompa e zbrazjes së ujit është bllokuar,
• tubat vertikalë janë të bllokuar,
• rubineti i ujit është i mbyllur, është ndërprerë furnizimi me ujë.
1) Në disa modele, mund të tingëllojnë sinjalet akustike
2) Pas zgjidhjes së çdo problemi, shtypni butonin “Fillimi/Ndërprerja” për ta rifilluar programin e ndërprerë.
Detergjentet dhe produktet suplementare
Përdorni vetëm detergjente dhe substanca shtesë
të përshtatshme për lavatriçen. Nuk ju këshillojmë
të përzieni lloje të ndryshme detergjentësh. Kjo
mund të dëmtojë larjen. Nuk ka kufizime në
përdorimin e detergjenteve në trajtë pluhuri. Nuk
duhet të përdorni detergjentë të lëngshëm kur
është zgjedhur faza e paralarjes. Për ciklet pa
paralarje, këto mund të shtohen me anë të një ene.
Tabletat detergjente ose solucionet e tjera duhet t'i
vendosni në dhomëzën e detergjentit të sirtarit të
pajisjes tuaj.
Specifikimet Teknike
PËRMASAT Lartësia
Gjerësia
Thellësia
850 mm
400 mm
600 mm
TENSIONI /FREKUENCA
KONSUMI I ENERGJISË
230 V / 50 Hz
2300 W
PRESIONI I UJIT Minimumi
Maksimumi
0,05 MPa (0,5 bar)
0,8 MPa (8 bar)
Lidhja me furnizimin me ujë Tipi 20/27
8 electrolux
Comentarios a estos manuales