
SHQIP 9
Përpara se të kontaktoni me shërbimin,
rishikoni këtë listë. Mund t'ju kursejë
kohë dhe shpenzime. Kjo listë përfshin
dukuritë e zakonshme që nuk vijnë si
rezultat i punës apo materialeve me
defekte në këtë pajisje.
SI TË VEPROJMË NËSE…
PROBLEMI ZGJIDHJA
THARËSI I AJRIT NUK
PUNON
Është shkëputur spina në mur. Shtyjeni spinën fort në
prizën në mur.
Është prishur siguresa e shtëpisë ose është fikur
çelësi. Ndërrojeni siguresën me një të llojit me
ngadalësim ose ktheni çelësin në vend.
Niveli i thatësisë që keni zgjedhur është arritur.
Tharësi i ajrit fiket automatikisht kur sasia e zgjedhur
e lagështisë është hequr nga ajri. Nëse doni të hiqni
më shumë lagështi, zgjidhni VAZHDUESHËM duke
përdorur butonin ose çelësin e lagështisë. Pasi të
ndizet tharësi i ajrit, kthejeni kontrollin në cilësimin e
dëshiruar.
Kova nuk është instaluar siç duhet. Shihni "Heqja e
ujit të mbledhur".
Uji në kovë ka arritur nivelin e paracaktuar. Kur ndodh
kjo, tharësi i ajrit fiket automatikisht. Zbrazni kovën
dhe kthejeni në pozicionin e saj.
Tharësi i ajrit nuk është i ndezur. Ndizni njësinë.
Drita KOVA E MBUSHUR është ndezur. Hiqni kovën,
zbrazni ujin dhe ri-instalojeni siç duhet.
THARËSI I AJRIT PUNON
SHUMË
Dritaret apo dyert pranë tharësit të ajrit janë hapur me
jashtë. Mbyllni gjithë dritaret e dyert me jashtë.
Zona në të cilën duhet tharë ajri është shumë e
madhe. Kontrolloni me shitësin për të parë nëse
kapaciteti është i përshtatshëm.
Lëvizja e ajrit nëpërmjet tharësit është e bllokuar. Grila
mund të jetë e papastër. Përdorni aksesorin e furçës
së fshesës me korrent për të pastruar grilën. Shihni
“Kujdesi dhe pastrimi". Tharësi i ajrit duhet vendosur
në një hapësirë që nuk e pengon qarkullimin e ajrit në
spiralen e pasme ose jashtë grilës së përparme.
Tharësi i ajrit është instaluar ose ndezur përsëri së
fundmi. Sa më e lartë të jetë lagështia në dhomë, aq
më gjatë do të punojë tharësi i ajrit.
Tharësi i ajrit është në modalitetin VAZHDUESHËM
dhe do të qëndrojë ashtu, përdorni butonin ose
çelësin e lagështisë për të vendosur një nivel më të
lartë përqindjeje të lagështisë relative.
Comentarios a estos manuales