Electrolux EC2233AOW Manual de usuario Pagina 13

  • Descarga
  • Añadir a mis manuales
  • Imprimir
  • Pagina
    / 56
  • Tabla de contenidos
  • MARCADORES
  • Valorado. / 5. Basado en revisión del cliente
Vista de pagina 12
KUJDESI DHE PASTRIMI
KUJDES
Shkëputeni nga korrenti pajisjen
përpara se të kryeni çdo veprim
mirëmbajtjeje.
Kjo pajisje përmban hidrokarbon në
njësinë e saj ftohëse; për kë
arsye, mirëmbajtja dhe ringarkimi
duhet të kryhen vetëm nga teknikë
të autorizuar.
PASTRIMI PERIODIK
1.
Fikni pajisjen.
2.
Shkëputeni pajisjen nga priza.
3.
Pastrojeni rregullisht pajisjen dhe
aksesorët e saj me ujë të ngrohtë dhe
sapun neutral. Pastrojeni me kujdes
guarnicionin e kapakut.
4.
Thajeni plotësisht pajisjen.
5.
Futeni sërish në prizë pajisjen.
6.
Ndizni pajisjen.
KUJDES
Mos përdorni detergjentë, produkte
gërryes, produkte pastrues me
shumë parfum ose pastrues me
përmbajtje dylli për të pastruar
pjesën e brendshme të pajisjes.
Kujdesuni që të mos dëmtoni
sistemin ftohës.
Nuk është nevoja të pastroni zonën
e kompresorit.
Shumë pastrues për sipërfaqe kuzhine
përmbajnë kimikate që mund të sulmojnë/
dëmtojnë lëndën plastike të përdorur në
këtë pajisje. Për këtë arsye, këshillohet që
veshja e jashtme e kësaj pajisjeje
pastrohet vetëm me ujë të ngrohtë me pak
lëng larës.
SHKRIRJA E NGRIRËSIT
Shkrini ngrirësin kur shtresa e brymës arrin
një trashësi prej 10-15 mm.
Koha më e mirë për të shkrirë ngrirësin kur
brenda tij ka pak ose nuk ka ushqime.
Për të hequr brymën e formuar, ndiqni
udhëzimet e mëposhtme:
1.
Fikni pajisjen.
2.
Hiqni çdo ushqim nga brenda,
paketojini me disa shtresa gazete dhe
vendosini në një vend të freskët.
3.
Lëreni kapakun hapur, hiqni tapën nga
tubi i kullimit të ujit të shkrirë dhe
mblidheni ujin e shkrirë në një kovë.
Përdorni një kruese për të hequr shpejt
akullin.
4.
Kur procesi i shkrirjes ka përfunduar,
thani pjesët e brendshme të pajisjes
tërësisht dhe rivendoseni tapën.
5.
Ndizni pajisjen.
6.
Vendoseni çelësin e temperaturës në
pozicion të tillë që të përftoni ftohtësinë
maksimale dhe lëreni pajisjen të punojë
për dy ose tre orë me këtë përzgjedhje.
7.
Rivendosni në pajisje ushqimet që
hoqët më parë.
Mos përdorni kurrë mjete të
mprehta metalike për të kruar
akullin pasi mund të dëmtoni
pajisjen. Mos përdorni asnjë pajisje
mekanike apo mjete artificiale për
të përshpejtuar procesin e shkrirje,
veç atyre të rekomanduara nga
prodhuesi. Ngritja e temperaturës
së pakove të ushqimit të ngrirë,
gjatë shkrirjes, mund t'i shkurtojë
jetën ruajtjes së ushqimit.
Sasia e brymës në muret e pajisjes
do të shtohet nëse ambienti i
jashtëm ka nivel të lartë lagështire
dhe nëse ushqimi i ngrirë nuk është
mbështjellë mirë.
KOHË TË GJATA MOS-
PËRDORIMI
Kur pajisja nuk përdoret për periudha të
gjata, merrni masat paraprake të
mëposhtme:
1.
Fikni pajisjen.
2.
Shkëputeni pajisjen nga priza.
3.
Nxirrini të gjithë ushqimet nga pajisja.
4.
Shkrini dhe pastroni pajisjen dhe gjithë
aksesorët e saj.
5.
Lëreni kapakun hapur për të
parandaluar erërat e pakëndshme.
SHQIP 13
Vista de pagina 12
1 2 ... 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 ... 55 56

Comentarios a estos manuales

Sin comentarios