
4. UDHËZIME DHE KËSHILLA TË NEVOJSHME
PARALAJMËRIM
Referojuni kapitullit "Të dhëna për
sigurinë".
4.1 Kursimet e energjisë
• Nëse është e mundur, vendosuni enëve
gjithmonë kapak.
• Kur lëngu fillon të valojë, uleni flakën për
ta zierë lëngun ngadalë.
Përdorni enë gatimi diametri i të cilave
përket me përmasat e vatrave.
Vatra Diametrat e enëve të
gatimit
E shpejtë 180 - 260 mm
Gjysmë e
shpejtë
120 - 220 mm
Ndihmëse 80 - 180 mm
PARALAJMËRIM
Mos vendosni të njëjtin tigan mbi
dy vatra.
PARALAJMËRIM
Sigurohuni që dorezat e
tenxhereve të mos dalin jashtë
skajit ballor të skarës së sipërme
por tenxheret të jenë pozicionuar
në qendër mbi unaza, në mënyrë
që të arrihet stabiliteti maksimal
dhe një konsum sa më i ulët i
gazit.
Mos vendosni mbi unaza tenxhere që nuk
qëndrojnë mirë ose të deformuara për të
parandaluar derdhjen dhe lëndimet.
Informacion mbi akrilamidet
E rëndësishme Sipas zbulimeve të fundit
shkencore, nëse e thekni ushqimin
(veçanërisht ato me përmbajtje
niseshteje), akrilamidet mund të përbëjnë
një rrezik për shëndetin.Për këtë arsye, ju
këshillojmë të gatuani në temperaturat më
të ulëta dhe të mos e thekni shumë
ushqimin.
5. KUJDESI DHE PASTRIMI
PARALAJMËRIM
Referojuni kapitullit "Të dhëna për
sigurinë".
PARALAJMËRIM
Çaktivizojeni pajisjen dhe lëreni të
ftohet para se ta pastroni.
Shkëputeni pajisjen nga rrjeti
elektrik, përpara se të kryeni çdo
veprim pastrimi ose mirëmbajtjeje.
Gërvishtjet ose njollat e errëta mbi
sipërfaqe nuk ndikojnë në
funksionimin e pajisjes.
• Për ta pastruar më mirë vatrën, mund t'i
hiqni skarat mbështetëse të tenxhereve.
• Për t'i pastruar pjesët e emaluara,
kapakun dhe kurorën, lajini ato me ujë
të ngrohtë dhe sapun dhe thajini me
kujdes përpara se t'i vendosni në vend.
• Lani pjesët prej inoksi me ujë dhe pastaj
thajini me një leckë të butë.
• Mbajtëset e tenxheres nuk janë të
përshtatshme për t’u larë në enëlarëse.
Ato duhet të lahen me dorë.
• Kur i lani skarat mbështetëse me dorë,
bëni kujdes kur t'i fshini, për t'u ruajtur
nga ndonjë buzë e mprehtë e mbetur
nga procesi i emalimit. Nëse është e
nevojshme, hiqni njollat e forta duke
përdorur një pastrues në trajtë paste.
• Sigurohuni që pas pastrimit t'i vendosni
skarat mbështetëse si duhet.
SHQIP 7
Comentarios a estos manuales