
Gërvishtjet ose njollat e errëta mbi
sipërfaqe nuk ndikojnë në
funksionimin e pajisjes.
• Për ta pastruar më mirë vatrën, mund t'i
hiqni skarat mbështetëse të tenxhereve.
• Për t'i pastruar pjesët e emaluara,
kapakun dhe kurorën, lajini ato me ujë
të ngrohtë dhe sapun dhe thajini me
kujdes përpara se t'i vendosni në vend.
• Lani pjesët prej inoksi me ujë dhe pastaj
thajini me një leckë të butë.
• Mbajtëset e tenxheres nuk janë të
përshtatshme për t’u larë në enëlarëse.
Ato duhet të lahen me dorë.
• Kur i lani skarat mbështetëse me dorë,
bëni kujdes kur t'i fshini, për t'u ruajtur
nga ndonjë buzë e mprehtë e mbetur
nga procesi i emalimit. Nëse është e
nevojshme, hiqni njollat e forta duke
përdorur një pastrues në trajtë paste.
• Sigurohuni që pas pastrimit t'i vendosni
skarat mbështetëse si duhet.
•Në mënyrë që vatrat të funksionojnë
mirë, sigurohuni që krahët e skarës
mbajtëse të jenë në qendër të vatrës.
• Tregoni shumë kujdes kur t'i
rivendosni skarat mbështetëse, për
të mos e dëmtuar rrafshin e gatimit.
Pas pastrimit, thajeni pajisjen me një leckë
të butë.
Çeliku inoks mund ta humbasë shkëlqimin
nëse tejnxehet. Në lidhje me këtë, mos
gatuani me enë prej guri, enë prej balte
ose pllaka gatimi prej gize. Mos përdorni
letër alumini për të parandaluar dëmtimin
e syprinës gjatë përdorimit.
Heqja e ndotjeve:
1.
– Hiqni menjëherë: materialet
plastike që shkrijnë, letrat plastike
dhe ushqimet që përmbajnë
sheqer.
–
Fikni pajisjen dhe lëreni të
ftohet para se të pastroni: njollat e
çmërsit, rrëketë e ujit, njollat e
yndyrës, çngjyrosjet metalike.
Përdorni një pastrues të veçantë që
mund të përdoret për sipërfaqen e
vatrës së gatimit.
2.
Pastrojeni pajisjen me një leckë të
njomë dhe me pak detergjent.
3.
Në fund thajeni pajisjen duke e
fërkuar me një leckë të pastër.
5.1 Pastrimi i kandelës ndezëse
Kjo karakteristikë realizohet nëpërmjet një
kandele ndezëse prej qeramike me një
elektrodë metalike. Këta elementë mbajini
të pastra për të shmangur vështirësitë në
ndezje, si dhe kontrolloni që vrimat e
kurorës së pipëzës të mos jenë të
bllokuara.
5.2 Mirëmbajtja periodike
Flisni periodikisht me Qendrën tuaj lokale
të Shërbimit që të kontrollojnë gjendjen e
tubit të gazit dhe rregulluesin e presionit,
nëse është i pranishëm.
8
www.electrolux.com
Comentarios a estos manuales