Electrolux EGT6342NOK Manual de usuario Pagina 13

  • Descarga
  • Añadir a mis manuales
  • Imprimir
  • Pagina
    / 20
  • Tabla de contenidos
  • MARCADORES
  • Valorado. / 5. Basado en revisión del cliente
Vista de pagina 12
Sigurohuni që presioni i
furnizimit me gaz të pajisjes
përputhet me vlerat e
rekomanduara. Rakordi tip
bërryl lidhet me linjën e
ushqimit me gaz nëpërmjet
një dadoje të filetuar G 1/2".
Vidhosini pjesët pa ushtruar
forcë, rregullojeni lidhjen e
gazit në drejtimin e duhur
dhe shtrëngoni çdo gjë.
A B C
A) Fundi i boshtit me dado
B) Rondela
C) Bërryli (nëse nevojitet)
Gaz i lëngshëm
Përdorni mbajtësen prej gome të tubit
për gazin e lëngshëm. Përdorni
gjithmonë guarnicionin. Më pas vazhdoni
me lidhjen e gazit.
Tubi fleksibël është gati për punë kur:
nuk nxehet më shumë se temperatura
e dhomës, ose më shumë se 30°C;
nuk është më i gjatë se 1500 mm;
nuk ka ngushtime;
nuk është tërhequr ose përdredhur;
nuk është në kontakt me pjesë të
mprehta ose qoshe;
të jetë lehtësisht i kontrollueshëm për
të kontrolluar gjendjen e tij.
Kontrollet për ruajtjen e tubit fleksibël
bëhen në mënyrë që:
të mos tregojë plasaritje, prerje,
shenja djegieje në të dyja skajet si
dhe në të gjithë gjatësinë e tij;
materiali përbërës i tij të mos jetë i
forcuar, por të ketë elasticitetin e
duhur;
mbërthyeset mbajtëse të mos jenë
ndryshkur;
afati i skadimit të mos ketë kaluar.
Nëse vihen re një ose më shumë
anomali, mos u përpiqni ta ndreqni tubin
por thjesht zëvendësojeni atë.
PARALAJMËRIM!
Kur të ketë përfunduar
instalimi, sigurohuni që
guarnicioni i çdo lidhje tubi të
jetë i saktë. Përdorni një
solucion me sapun, jo flakë!
8.3 Zëvendësimi i injektorëve
1. Hiqni skarat mbështetëse të
tenxhereve.
2. Hiqni kapakët dhe kurorat e vatrës.
3. Hiqni injektorët me një çelës 7 dhe
zëvendësojini me ato që nevojiten
për llojin e gazit që përdorni (shikoni
tabelën në kapitullin "Të dhënat
teknike").
4. Rimontoni pjesët, duke ndjekur të
njëjtat hapa në rend të kundërt.
5. Zëvendësoni etiketën e specifikimeve
(që është vendosur pranë tubit të
furnizimit me gaz) me një tjetër të
përshtatshme për llojin e gazit. Mund
ta gjeni këtë etiketë në ambalazhin
që keni marrë bashkë me pajisjen.
Nëse presioni i furnizimit me gaz është i
ndryshueshëm ose i ndryshëm nga
presioni i nevojshëm, duhet të instaloni
një pajisje rregulluese të presionit te tubi
i furnizimit me gaz.
8.4 Rregullimi i nivelit minimal
Për të rregulluar nivelin minimal të
vatrave:
1. Ndizni vatrën.
2. Rrotulloni çelësin në pozicionin
minimal.
3. Hiqni dorezën.
4. Me një kaçavidë të hollë, rregulloni
pozicionin e vidës anashkaluese (A).
SHQIP 13
Vista de pagina 12
1 2 ... 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20

Comentarios a estos manuales

Sin comentarios