
riciklohen. Komponentët plastik
identifikohen nga shenjat, p.sh. PE, PS,
etj. Flakini materialet e paketimit në
kontenierë përkatës në vendet e
përcaktuara lokale të flakjes së
mbeturinave.
Udhëzime për montimin
Udhëzimet mbi sigurinë
Paralajmërim Kjo duhet të lexohet!
Duhet të respektohen ligjet, urdhëresat,
direktivat dhe normat që vlejnë në vendin e
përdorimit (rregulla sigurie, riciklimi i saktë
dhe sipas rregullave etj.)
Instalimi duhet të kryhet vetëm nga një
elektricist i kualifikuar. Distancat minimale te
pajisjet dhe njësitë e tjera duhet të ndiqen.
Mbrojtja kundra tronditjeve duhet të
sigurohet nga instalimi, për shembull raftet
mund të instalohen vetëm me një dysheme
mbrojtëse direkt poshtë pajisjes. Hapësirat e
prerjes në dërrasën e punës duhet të
mbrohen nga lagështia me një material të
përshtatshëm hermetizues.
Shtuposja bën që nuk ka të çarë midis
pajisjes dhe dërrasës së punës. Kur
ndërfutet, mbroni anën e poshtme të pajisjes
nga avulli dhe lagështira, p.sh. nga një larëse
enësh ose furrë.
Mos e montoni pajisjen ngjitur me dyert dhe
nën dritare. Përndryshe, dyert dhe dritaret që
hapen mund të përmbysin enë të nxehta
gatimi nga furnela.
Paralajmërim Rrezik lëndimi nga
korrenti elektrik.
• Terminali për kyçjen në rrjet është me
tension elektrik.
• Lirojeni terminalin nga tensioni.
• Ndiqni skemën e lidhjes.
• Respektoni rregullat e sigurisë elektrike.
• Siguroni mbrojtje kundra goditjeve duke e
montuar si duhet.
• Lidhja elektrike duhet të kryhet nga një
elektricist i kualifikuar.
• Lidhjet spinë-prizë të liruara dhe
joprofesionale mund ta tejnxehin
terminalin.
• Lidhjet me terminal duhet të kryhen saktë
nga një elektricist i kualifikuar.
• Mbrojeni kabllon nga forca e madhe
tërheqëse.
• Në rast të lidhjes një fazore ose dy fazore,
kablloja i duhur i ushqimit i llojit H05BB-F
Tmax 90°C (ose më i lartë) duhet të
përdoret.
• Në qoftë se kablloja e ushqimit e kësaj
pajisje është dëmtuar, ajo duhet të
zëvendësohet me një kabllo të veçantë (lloji
H05BB-F Tmax 90°C; ose më i mirë).
Kontaktoni Qendrën lokale të Shërbimit, e
cila do të jetë e kënaqur t'ju këshillojë më
tej.
Një pajisje duhet të sigurohet në instalimin
elektrik e cila lejon pajisjen që të shkëputet
nga linja kryesore në të gjitha këmbët me një
gjerësi hapje kontakti prej të paktën 3 mm
Pajisjet e përshtatshme izoluese përfshijnë
çelësat elektrikë, siguresat (siguresat në
formë vidhash duhet të hiqen nga mbajtësi),
lëshuesit e lidhjes me tokën dhe kontaktorët.
Ngjitja në shenjë
• Pastroni dërrasën e punës në zonën ku
pritet.
• Shiritin e furnizuar hermetizues, që ngjitet
vetvetiu nga njëra anë, ngjiteni përreth në
anën e poshtme të aparatit të gatimit
përgjatë skajit të jashtëm të fletës së
qeramikës prej xhami. Mos e shtrini. Prerja
duhet të ndodhet në mes të njërës anë.
Pas prerjes së gjatësisë së dëshiruar
(shtoni disa mm), shtrëngoni të dy anët
kundër njëra-tjetrës.
14 electrolux
Comentarios a estos manuales